» Ligji i ri i pagesave – Prezantohet për bankat funksionimi i shërbimeve

Ligji i ri i pagesave – Prezantohet për bankat funksionimi i shërbimeve

Së shpejti, Shqipëria do të ketë një ligj të ri për shërbimet e pagesave, ku do të pasqyrohet direktiva më e fundit e Bashkimit Europian, PSD 2.

Projektligji është në fazë konsultimi me palët e interesit dhe pritet të nxisë konkurrencën në tregun e pagesave, përmes zhvillimit të institucioneve financiare të pagesave ose siç njihen ndryshe fintech. Klientët e këtyre institucioneve do të mund të kryejnë pagesa elektronike, duke përdorur llogaritë e tyre bankare.

Banka do të jetë e detyruar të japë akses në llogarinë e klientit, me pëlqimin e këtij të fundit. Kompania Ficilization dhe Shoqata Shqiptare e Bankave zhvilluan të mërkurën  një takim me përfaqësues të bankave tregtare, ku prezantuan funksionimin e shërbimeve që mbështeten në direktivën PSD2.

Aktualisht, institucionet e pagesave në Shqipëri kanë ende një zhvillim modest. Për të kryer pagesa, klientët duhet të hapin një llogari pranë tyre dhe të depozitojnë fonde aty. Me ligjin e ri, kjo nuk do të jetë më e nevojshme. Llogaritë bankare rrjedhëse do të shërbejnë njëkohësisht edhe si llogari pagesash në këto institucione.

Klientët do të kenë mundësi që pagesat elektronike t’i kryejnë jo vetëm përmes shërbimet e-banking të bankës apo përmes kartës bankare, por edhe përmes kompanive fintech. Lehtësi tjetër është që në platformën e institucionit të pagesës, klientët do të kenë një informacion të qendërzuar të të gjitha llogarive që mund të kenë në banka të ndryshme.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera