» FOTO/ Rita Ora dhe Princ Harry një takim të ngrohtë miqësor, nuk munguan as përqafimet

FOTO/ Rita Ora dhe Princ Harry një takim të ngrohtë miqësor, nuk munguan as përqafimet

Princ Harry ditë ne djeshme ka organizuar një koncert për bamirësi ku e ftuara e nderit ishte këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora.

Koncerti është bërë me qëllim mbledhjen e fondeve, të cilat do të shkojnë për bamirësi, ku mos të harrojmë pa përmendur se ky koncert është bërë dhe vitin e kaluar ku të ardhurat nga ky koncert shkuan për bamirësinë e zhvilluar për fëmijët në Lesoto, Botsvanë dhe Malavi.

Në fotot e publikuara nga e ëma e saj Vera, Rita Ora shihet duke folur me Harryn dhe një tjetër ku Rita shihet duke u përqafuar me të, pranë këtyre fotove Vera ka shkruar:

“Ai ishte aq modest në koncertin e tij sa që tha: Nuk do të harxhoj shumë nga koha juaj. E kuptoj që jeni këtu për të parë Ritën dhe jo mua, sidomos ju në fillim”, ka shkruar Vera.


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera