» Tri raunde/ Gara në universitete, ja afatet e aplikimit dhe regjistrimit

Tri raunde/ Gara në universitete, ja afatet e aplikimit dhe regjistrimit

Vetëm disa ditë pas mbylljes së sezonit të provimeve, maturantët kandidatë për në universitete duhet të nisin përgatitjet për garën.

Si çdo vit, ekspertët e Ministrisë së Arsimit kanë përcaktuar kronologjinë e datave që nga aplikimet, shpalljen e listave të fituesve e deri te regjistrimet e çregjistrimet. Edhe këtë vit do të ketë tri raunde, numri i të cilave pakësohet me numrin e paktë të kuotave të mbetura në dispozicion deri në mbushjen e kuotave që mbeten të lira.

Ata që e kanë ndarë mendjen për t’iu futur garës, që në datën 27 qershor mund të bëjnë pagesën e aplikimit prej 2 mijë lekësh. Më pas kanë vetëm një muaj afat për të menduar dhjetë degët e preferuara në universitetet publike e private, që do të listojnë në Formularin A2. Aplikimet për të hapen në ditën e fundit të korrikut dhe zgjasin deri në datën 5 të muajit gusht. Për të shmangur dyndjet dhe bllokimin e rrjetit, Qendra e Shërbimeve Arsimore do të publikojë një kalendar aplikimesh me bazë qytetesh.

APLIKIMI RAUNDI I

U-albania do të jetë portali që ndërmjetëson kandidatët me shkollën e lartë. Gjithçka nis dhe përfundon aty, që nga aplikimi, lista e fituesve e regjistrimi fillestar. Në fashën e përcaktuar ditore, kandidatët do të aplikojnë në portal nëpërmjet formularit online të aplikimit, duke zgjedhur dhjetë programe nga lista e IAL-ve publike e private.

Në gjysmë të muajit gusht, Qendra e Shërbimeve Arsimore mbledh dëshirat e çdo maturanti dhe pasi ia bashkëngjit edhe rezultatet e tjera të tij (rezultatet e shkollës së mesme dhe Maturës Shtetërore), ua nis universiteteve që të bëjnë përllogaritjen e pikëve dhe renditjen e kandidatëve nga ai me më shumë pikë, deri tek i fundit. Për tri ditë, 26-29 gusht, presupozohet të bëhen kalkulimet përkatëse, ndërsa në datën 30 duhet të shpallet renditja për çdo degë në portalin u-albania, ku çdo i ri akseson përmes adresës së tij personale.

Regjistrimet nisin 2 ditë më vonë, përmes 7 fazash 48- orëshe, nga data 2-15 shtator. Përgjithësisht, në këtë raund ezaurohen një pjesë e mirë e kuotave të preferuara kryesisht nga kandidatët ekselentë. Të rinjtë duhet të tregohen të vëmendshëm mbi çdo lëvizje të vizës së kuqe, pasi vazhdimisht shpallen fitues. Por edhe ata që nxitohen kanë mundësinë e çregjistrimit, një ditë pas përfundimit të raundit të parë.

DATAT E APLIKIMEVE

RAUNDI I
Pagesa e tarifës 27 qershor – 25 korrik
Përzgjedhja e 10 degëve 31 korrik – 5 gusht
Listat e fituesve 30 gusht
Regjistrimi në raundin I 2-15 shtator
(7 faza 48-orëshe)
Çregjistrimi 16 shtator
RAUNDI II
Pagesa e tarifës 2-17 shtator
Përzgjedhja e 10 degëve 19-21 shtator
Listat e fituesve 27 shtator
Regjistrimi në raundin I 30 shtator – 9 tetor
(5 faza 48
Çregjistrimi 10 tetor
RAUNDI III
Pagesa e tarifës 30 shtator – 11 tetor
Përzgjedhja e 10 degëve 12-14 tetor
Listat e fituesve 19 tetor
Regjistrimi në raundin I 21-26 tetor
(3 faza 48-orëshe)

Regjistrimet e lira në sekretaritë mësimore 28-31 tetor


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera