» FOTOT/Boçi denoncon skandalin: Një tallje gjigande. Kjo nuk është më Maturë Shtetërore!!!

FOTOT/Boçi denoncon skandalin: Një tallje gjigande. Kjo nuk është më Maturë Shtetërore!!!

Menjëherë pas fillimit të provimit të Maturës Shtetërore për provimin e gjuhës, në rrjetet sociale është shpërndarë teza e provimit, ashtu sikurse ndodhi gjatë provimit të anglishtes. Ish deputeti Luciano Boci denoncon fenomenin duke e quajtur një tallje, shpërfillje dhe shkelje me këmbë e meritave të atyre që studiojnë. E gjitha kjo nga paaftësia e treguar nga Ministria e Arsimit për të rruajtur sigurinë e tezës dhe mbarëvajtjen e provimit.

Luciano Boci

Ky është Krim Shtetëror!
Një tallje gjigande, shpërfillje, hedhje poshtë, shkelje me këmbë e çdo merite, mundi e djerse që Rama, Besa e pabesia qeverisëse i bën maturantëve.
Fare pak pas fillimit të provimit të Letërsisë, sikurse ndodhi me Anglishten, testi del e përhapet kudo!!!!!
Pas kësaj pse duhet të qëndrojnë në Shqipëri fëmijët tanë, kur këtu stimulohet e fiton çuni i partisë, goca e qeverisë, i forti i krimit, i shkathti i shkollës?!!!
Pas kësaj, pse duhet të heshtin prindërit, maturantët?!!!
Padrejtësia e sotme lë gjurmën e saj tek brezi dhe bëhet shtrat i padrejtësive të tjera.
Turp dhe skandal i vërtetë!
Ky KRIM SHTETËROR është i papranueshëm e duhet dënuar!!!!

Fotografia e Luciano Boci

Fotografia e Luciano Boci

Fotografia e Luciano Boci

 

 


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera