» PS feston 28-vjetorin, Veliaj uron socialistët: E vetmja forcë politike që bën shtet

PS feston 28-vjetorin, Veliaj uron socialistët: E vetmja forcë politike që bën shtet

Partia Socialiste feston sot 28-vjetorin e themelimit të saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj uroi të gjithë socialistët. Veliaj thotë se PS është e vetmja forcë politike që bën shtet dhe është e qartë në rrugën europiane të vendit, ndaj fton qytetarët që në 30 qershor të votojnë këtë forcë politike. “Gëzuar Ditëlindjen @partiasocialiste_al 🎂🌹 – e vetmja forcë patriotike që ka provuar se nuk tradhëton kurrë vendin, se rimëkëmb ekonominë, se bën shtet 🇦🇱 e qytet si Tirana jonë. E vetmja forcë qartësisht pro-🇪🇺 e pro-🇺🇸 sot për sot! Në #30Qershor voto PS @ediramaal Nr. 30”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera