» Jo vetëm Granit Xhaka, nuk do e besoni kush ishte tjetër prezent në “Elbasan Arena”

Jo vetëm Granit Xhaka, nuk do e besoni kush ishte tjetër prezent në “Elbasan Arena”

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Moldavisë ka pasur një stadium të boshatisur në më shumë se gjysmën e tij. Megjithatë, momentet pikante që nga politika, “delegacioni” për të ndjekur kuqezinjtë apo edhe fansat specialë të pranishëm, nuk kanë munguar. “Panorama Sport” sjell pikantet e ndeshjes, çfarë nuk u ndoq në TV, para, gjatë dhe në fund të ndeshjes.

-Ndonëse 73-vjeçar, Edoardo Reja nuk e ndien moshën, teksa gjatë gjithë takimit ishte energjik dhe qëndroi në këmbë për të dhënë udhëzimet ndaj të tijve. Në shumë raste nuk i mungoi nervozizmi, ku e nisi që në fillim me të bërtitura ndaj Berishës.

I mori pothuajse të gjithë lojtarët me radhë, për çdo top të gabuar, duke mos kursyer as Hysajn, ndaj të cilit i hakërrehet pas një rivënieje anësore. Në një moment në pjesën e dytë këshillohet edhe nga arbitri i katërt, për shkak se dilte jashtë zonës së pankinës së tij.

-Vëmendjen në shkallët e stadiumit e mori shqiptari, kapiten i Zvicrës, Granit Xhaka, i cili ishte së bashku me familjen për t’i parë nga afër kuqezinjtë dhe vëllain e tij, Taulant Xhakën. Me ta vënë re tifozët, e “pushtojnë” duke i kërkuar foto, me yllin e Arsenalit që i plotëson dëshirën kujtdo. Për fatin e tij të keq, vëllai qëndron në stol dhe nuk aktivizohet asnjë minutë.

-Lorik Cana ka vite që e ka lënë futbollin, por për tifozët e Kombëtares mbetet ende i preferuari i tyre. Më shumë në stadium shihje fanella të tij të veshura, sesa të lojtarëve aktualë.

-Te pranishëm në “Elbasan Arena” kanë qenë edhe disa tifozë rus të Akhmat Gronzy të cilët kanë mbështetur lojtarin e ekipit të tyre, Odise Roshin.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera