» Fotot/U shit për 450 mln dollarë, për tu zhdukur menjërë pas ankandit më të shtrenjtë në botë: Zbulohet vendi “sekret” ku mbahet kryevepra e Da Vinçit

Fotot/U shit për 450 mln dollarë, për tu zhdukur menjërë pas ankandit më të shtrenjtë në botë: Zbulohet vendi “sekret” ku mbahet kryevepra e Da Vinçit

Vendndodhja e kryeveprës së Leonardo Da Vinçit, vendi i së cilës ka qenë mister që kur u shit në vitin 2017 për një rekord prej 450 milionë dollarësh, është zbuluar.

Vepra duhej të merrte pjesë në një ekspozitë në Luvrit në Abu Dhabi tashmë në fund të vitit 2018, por për muaj nuk ka pasur gjurmë të prezencës së saj në asnjë event. Sipas njoftimeve të New York Times, Louvre në Paris, e cila do të donte të ekspozonte veprën për festimet e 500 vjetorit të vdekjes së Leonardo da Vinçit, nuk ishte në gjendje ta “gjente” atë.

Image result for louvre abu dhabi

Luvri në Abu Dhabi

“Salvator Mundi” po mbahet në superjahtin “Serene” në pronësi të Princit të Kurorës Saudite, Mohammed Bin Salman.

Related image

Një princ saudit bleu pikturën 500 vjeçare në emër të MBS në një ankand të Christie 2017, u raportua nga New York Times. Por Christie nuk pranoi ta konfirmonte lajmin.

Image result for Salvator Mundi

Vendndodhja e jahtit më 26 maj ishte në Detin e Kuq jashtë Sharm el-Sheikh, një qytet turistik egjiptian në gadishullin Sinai.

Megjithatë deti nuk konsiderohet si vendi i përshtatshëm për të qëndruar një pikturë e brishtë e vjetër. Por nuk është e pazakontë që jahtet superluksoze të dekorohen me vepra arti.

“Salvator Mundi” do të mbetet në bordin e “Serenet” derisa sauditët të krijojnë një qendër kulturore të planifikuar në rajonin Al-Ula të Mbretërisë.

Related image

Image result for Mohammed Bin Salman Serene

Image result for Mohammed Bin Salman Serene

 

 


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera