» Meta në Kukës: 20 vjet më parë, kuksianët dëshmuan një nga kryeveprat e humanizmit njerëzor

Meta në Kukës: 20 vjet më parë, kuksianët dëshmuan një nga kryeveprat e humanizmit njerëzor

Presidenti Meta i ftuar zyrtarisht sot në festimet që zhvillohen në Prishtinë me rastin e 20 vjetorit të çlirimit nga forcat e NATOS, kundër pushtimit serb.

Meta gjatë rrugës për Prishtinë ndalon në Kukës, ku dhe takon gazetarin Bekim Bici dhe kujton humanizmin dhe mikpritjen e kuksianëve të cilët me muaj pritën dhe strehuan vëllezërit kosovarë, refugjatë të luftës. të cilët iknin nga masakrat dhe dhuna e ushtrisë serbe.

Postimi i Ilir Metës

Kënaqësi sot të pija një kafe në Kukës me gazetarin Bekim Bici. 20 vjet më parë ai ishte vetëm 6 vjeç, kur qyteti i tij u bë për ditë e javë të tëra qendër e mediave botërore që dëshmonin, jo vetëm një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore që po ndodhte në Europë, por edhe një nga kryeveprat e humanizmit njerëzor që njohu bota. Krenar për Kukësin dhe ato javë të paharrueshme që përjetova mes kukësianëve patriotë, bujare e fisnikë si ata.🇦🇱

Fotografia e Ilir Meta


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera