» Kuajt e detit po pakësohen, njihen si viagra natyrale në mjekësinë kineze

Kuajt e detit po pakësohen, njihen si viagra natyrale në mjekësinë kineze

Në një rresht të dyqaneve në Sheung Wan, në anën perëndimore të ishullit të Hong Kongut, kuajt e detit ruhen në kuti plastike dhe kavanoza qelqi, me trupat e tyre të zgjatur, në formë S, të grumbulluara si lugë.

Në Hong Kong, ky rreth është qendra e tregtisë në mjekësinë tradicionale kineze një sistem i lashtë që përdor bimë të thata dhe pjesë të kafshëve për të trajtuar sëmundjet e ndryshme.

Rrugët e saj të ngushta janë të mbushura me kamionë të shpërndarjes së mallrave dhe burra që shtyjnë karroca të mbushura me arka të kërpudhave të thata, bimëve, manave dhe kuajve të detit.

Në mjekësinë kineze, kuajt e detit besohet të kenë të njëjtat efekte në organizmin e njerëzve ashtu si edhe viagrat. Hong Kongu është qendra më e madhe tregtare në botë për kafshët e thata.

Me hundët e tyre në miniaturë dhe me sy të gjallë, kuajt e detit duken shumë të ndryshëm nga shumica e peshqve të tjerë.

Dhe zakonisht, janë meshkujt që mbeten shtatzënë, ndër të tjera këto kafshë janë edhe më të vështirat për t’u studiuar pasi një pjesë e mirë e tyre marrin një pamje e cila përshtatet më së miri me ambientin duke u kthyer thuajse në të pa dukshëm për syrin e njeriut.

Foster tha se rreth 37 milionë kuaj detit ë egër kapen çdo vit. Dhe pavarësisht nga rregulloret e dizajnuara për t’i mbrojtur ato, kontrabanda është e shfrenuar.

“Sipas teorisë së mjekësisë kineze, bregu i detit ushqen … dhe i jep trupit më shumë energji”. Përzier me barëra dhe të ziera si çaj, kuajt e thata përdoren më së shpeshti për të trajtuar astmën por kryesisht janë shumë të dobishme për meshkujt duke i ndihmuar ata në aktet seksuale sepse supozohet se kanë një efekt të ngjashëm me vetë viagrën që blihet në farmaci por ama janë krejtësisht natyrale.

Sipas projektit Seahorse, hulumtimet e bëra në mbarë botën tregojnë se popullsia e të paktën 11 specieve ka rënë nga 30% deri në 50% gjatë 15 viteve të fundit.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera