» Mësoni disa të fshehta nga dëshirat seksuale të partneres tuaj! Ja si janë në shtrat sipas shenjës

Mësoni disa të fshehta nga dëshirat seksuale të partneres tuaj! Ja si janë në shtrat sipas shenjës

Zbuloni më mirë nga ana seksuale veten tuaj apo për ju meshkuj, nëse doni të mësoni disa të fshehta nga dëshirat seksuale të partneres tuaj.

DASHI (21 Mars – 20 Prill)

Femrat e shenjës së dashit janë shumë pasionante dhe dinë si ta bëjnë partnerin për vete në shtrat. Ato shpesh e marrin vet situatën nën kontroll duke e lënë partnerin pa frymë, prandaj janë më fat meshkujt që kanë në krah një partnere të shenjës së dashit pasi mund të shijojnë vërtetë një seks fantastik dhe plot fantazi.

DEMI (21 Prill – 20 Maj)

Pa Femrat e shenjës së Demit preferojnë seksin e ngadaltë dhe me shumë romanticitet. Ato gjithashtu duan të ndihen afër me partnerin e tyre dhe të shijojnë momentet intime pa u nxituar. Dhe nëse pas seksit nuk flet me femrat e demi, ato të marrin inat dhe do të mendojnë se partneri thjesht i ka shfrytëzuar.

BINJAKËT (21 Maj – 20 Qershor)

Femrat e shenjës së binjakëve janë shumë të paparashikueshme në seks. Atyre upëlqen të eksperimentojnë me poza dhe vende të ndryshme, prandaj partneri duhet t’i mbështesë dhe të ketë gjithashtu fantazi, pasi femrat binjakë nuk dinë të ndalen.

GAFORRJA (21 Qershor – 22 Korrik)

Femrat e shenjës së gaforres preferojnë seksin klasik dhe janë të ndrojtura dhe nuk marrin iniciative por ja lënë në dorë partnerit. Gaforret femra duhet të ndihen shumë të sigurta dhe të kenë shumë besim te partneri i tyre që të fillojnë të ndihen më të lirshme, por deri sat ë vijë ajo ditë puna kryesore i takon mashkullit.

LUANI (23 Korrik – 22 Gusht)

Femrat e shenjës së Luanit janë shumë të dhëna pas seksit dhe dinë të flirtojnë dhe ta bëjnë gjithnjë për vete partnerin. Dhe ato në seks janë të papërmbajtshme, prandaj edhe partneri nuk duhet të dijë të rrijë tërë natën zgjuar…

VIRGJËRESHA (23 Gusht – 22 Shtator)

Femrat e shenjës së virgjëreshës janë shumë të dhëna pas seksit, por ato duan që çdo gjë të jetë pefekte, si për nga atmosfera deri tek vet partneri, nga i cili kanë shumë kërkesa, pasi ai duhet të jetë në formën e tij ideale dhe të dijë të surprizojë virgjëreshën. Nga ana tjetër, gjatë seksit ato janë të heshtura dhe duan të shijojnë momentin por nëse diçka nuk shkon siç duhet, ato do ti mbajnë mëri partnerit të tyre përgjatë gjithë ditës së nesërme, prandaj meshkujt duhet të bëjnë kujdes…

PESHORJA (23 Shtator – 22 Tetor)

Femrat e shenjës së peshores janë shumë elegante në shtrat dhe nuk e durojnë dot seksin pa ndjenja, pasi kanë nevojë për pasion dhe u kushtojnë vëmendje detajeve. Seksi i shpejtë apo i egër nuk ju përshtatet atyre aspak, pasi ato parapëlqejnë romanticitetin dhe ëmbëlsinë nga partneri i tyre.

AKREPI (23 Tetor – 21 Nëntor)

Femrat e shenjës së akrepit janë guru të seksit dhe ato janë gjithnjë gati për eksperimente dhe aventura të reja, madje ato parapëlqejnë meshkujt plot energji dhe të rinj në moshë. Aton ë shtrat janë një uragan i vërtetë dhe vetëm meshkujt me temperament të fortë seksual mund ti përballojnë femrat akrep.

SHIGJETARI (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

Femrat e shenjës së shigjetarit adhurojnë mbrëmjet romantike dhe intimitetin me partnerin e tyre. Ato duan të jetojnë bukur dhe seksi për to është pjesë e pandashme e jetës së bukur dhe plot pasion. Femrat shigjetar nuk lodhen kurrë nga seksi dhe nuk e refuzojnë kurrë seksin, prandaj partneri nuk duhet të harrojë këtë fakt dhe të ndihet fatlum.

BRICJAPI (22 Dhjetor – 19 Janar)

Femrat e shenjës së bricjapit nuk janë shumë të dhëna pas seksit dhe për to seksi duhet të jetë gjithnjë sipas shijes së tyre. Partnerët e femrave bricjapë do të mund ta ndjejnë veten me fat vetëm në rastet kur femra bricjap është në humorin e duhur për seks, pasi ato janë në këtë rast shumë pasionante, por në rast kur ato vet nuk e dëshirojnë, atëherë partnerit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presë ditë më të mira.

UJORI (20 Janar – 18 Shkurt)

Femrat e shenjës së ujorit dashurojnë seksin spontan, atë të egër dhe të paparashikueshëm. Prandaj planet nuk funksionojnë me to dhe çdo gjë duhet të rrjedhë në mënyrë sa më natyrale. Prandaj partneri duhet të jetë gjithnjë në gatishmëri të momenteve kur ujori ndizet nga pasioni, pasi refuzimi ndaj tyre është një ngjarje e cila nuk harrohet dhe se ujori mund të hakmerret për këtë gjë apo të vendosë së nuk ka më ndjenjë në mes.

PESHQIT (19 Shkurt – 20 Mars)

Femrat e shenjës së peshqve kanë nevojë për një atmosferë të veçantë dhe romantike për ta shijuar seksin dhe për tu ndjerë të relaksuara. Por kur vjen momenti i duhur, ato kanë aq shumë fantazi sa askush nuk mund ti ndalë dhe partneri mund të mbetet shumë i suprizuar në rastet e zjarrit dhe pasionit femrës së peshqve dhe s’u mbetet gjë tjetër veçse të shijojnë këto momente si dhe të kontribuojnë në krijimin e atmosferës së duhur për të nxitur fantazinë seksuale të partneres së tyre.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera