» “Me bashkëshortin vetëm 4 ditë në javë”/ Aktorja e famshme jep “recetën” e lumturisë

“Me bashkëshortin vetëm 4 ditë në javë”/ Aktorja e famshme jep “recetën” e lumturisë

Aktorja e famshme Gwyneth Paltrow i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj. Gjatë një interviste të dhënë për Sunday Times ajo ka treguar recetën e lumturisë brenda një çifti.

E martuar me Brad Falchuk, 46-vjeçarja ka vendosur të zbatojë këshillën që ka marrë nga një specialiste e cila thotë se të kalosh vetëm 4 ditë në javë me bashkëshortin ose bashkëshorten është një mënyrë shumë e mirë për të qenë gjithnjë të lumtur.

Ajo tha se tre ditët e tjera bashkëshorti i saj i shfrytëzon për t’i kaluar me dy fëmijët që ka nga martesa e parë, Isabella dhe Brody.

Aktorja ka pranuar se deri më tani çdo gjë po shkon si mos më mirë dhe ndihet shumë e lumtur për këtë gjë.

Ndonëse Gwyneth këmbëngul se dhe miqtë e çiftit, që e kanë parë mënyrën e tyre të jetesës, i inkujajojnë që të mos ndryshojnë asgjë, por jo të gjithë e mendojnë kështu.


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera