» Kujdes, vjen i nxehti afrikan! Temperatura deri në 39 gradë

Kujdes, vjen i nxehti afrikan! Temperatura deri në 39 gradë

I nxehti afrikan pritet të prekë Shqipërinë gjatë kësaj jave. Temperaturat do të shkojnë deri në 39 gradë në fundjavë, ndërsa mjekët bëjnë apel për të moshuarit dhe fëmijët që të mos ekspozohen në diell gjatë orëve të pikut.

Java e dytë e qershorit nis me temperatura të larta, vlerat e të cilave do të arrijnë deri në 39 gradë.

Metereologët bëjnë me dije se ky muaj do të sjellë të nxehtin afrikan.

“Nga dita e mërkurë deri në fundjavë do të kemi rritje graduale të tyre duke bërë që ditën e premte dhe të shtunën të kulmojë me vlerat 38-39 Gradë Celsius. Është një muaj i nxehtë. Parashikohet që muaji qershor të mbyllet më i lartë se vlerat klimatike.”

Por, mjekët bëjnë apel për të treguar kujdes gjatë kësaj periudhe. Të moshuarit, por edhe fëmijët nuk duhet të ekspozohen në diell gjatë periudhës së pikut.

Fllënxa Sula: “Personat më të riskuar janë kryesisht persona që kanë sëmundje kronike, probleme kardiovaskulare, sëmundje renale, sëmundje të sistemit respirator. E rëndësishme është që personat që janë të riskuar të mos ekspozohen në temperaturat e pikut, të konsumojnë sa më shumë lëngje”.

Stina e verës sjell edhe shtimin e virozave, ndaj ushqyerja e kujdesshme do të eleminonte shqetësimet shëndetësore gjatë kësaj periudhe.


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera