» Blair: Në vitin ’99, mora vendimin … për t’u bashkuar me forcat e tjera të NATO-s/ Ish kryemiistri britanik ka një mesazh për Kosovën

Blair: Në vitin ’99, mora vendimin … për t’u bashkuar me forcat e tjera të NATO-s/ Ish kryemiistri britanik ka një mesazh për Kosovën

Ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair 20 vite pas vendimit të NATO-s për të bombarduar Serbinë, ka thënë Britania u përfshi në fushatën e NATO-s, për të parandaluar vrasjet masive në Kosovë, për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar stabilitet në rajonin e shkatërruar nga luftërat.

“Në vitin 1999, mora vendimin si Kryeministër i Britanisë për t’u bashkuar me forcat e tjera të NATO-s për të ndërhyrë në konfliktin në Kosovë, për të parandaluar humbjet jetësh të njerëzve, për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar stabilitetin e rajonit dhe të gjithë Evropës. Përpjekja siguroi një prani paqeruajtëse të OKB-së në Kosovë, siguroi kthimin e sigurt të refugjatëve dhe personave të zhvendosur në të gjithë rajonin dhe krijoi një marrëveshje kornizë politike”, ka shkruar Blair në profilin e tij në Facebook.

Image result for tony blair 1999

Ai dërgoi edhe një mesazh në drejtim të popullit të Kosovës, duke thënë se tani 20 vite pas luftës duhet të ndërtohet një e ardhme më e mirë për popullin e këtij vendi.

“Për popullin e Kosovës unë them: Ju keni kaluar nëpër kaq shumë gjëra, por keni tejkaluar gjithashtu. Tani, duhet të ndërtoni një të ardhme të denjë për njerëzit tuaj. Një shtet brenda familjes së Evropës. Kam besim se ky vizion do të jetë realiteti i ardhshëm për Kosovën dhe popullin e saj”, tha ish-kryeministri britanik.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera