» Nqs e doni, jo më pak se 40 milionë euro/ Kush ja ka vënë syrin Thomas Strakoshës

Nqs e doni, jo më pak se 40 milionë euro/ Kush ja ka vënë syrin Thomas Strakoshës

Sirenat angleze vijojnë të bien për Thomas Strakoshën. Forma e treguar te Lazio e ka kthyer gardianin e portës shqiptare në emrin më të lakuar të merkatos së verës.

Madje, siç raporton “Calcionews”, 24 vjeçari po kërkohet me shumë ngut nga dy gjigantët e Premier League, Arsenal dhe Tottenham.

Anglezët janë vënë tashmë në gjurmët e tij, me klubet londineze që e shikojnë shqiptarin si futbollistin ideal për të plotësuar vendet e lëna bosh nga Petr Cech dhe Hugo Lloris.

Në ditët e ardhshme pritet oferta drejt Lazios, e cila pretendon ta shes Strakoshën për një shifër jo më pak se 40 milionë euro.


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera