» Çmendet’ moti! Nga shi në temperatura përvëluese, çfarë thonë meterologët

Çmendet’ moti! Nga shi në temperatura përvëluese, çfarë thonë meterologët

Ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga një valë të nxehti, ku maksimumi ka shënuar 37 gradë celcius. Por ky i nxehtë nuk do të zgjasë shumë pasi, duke filluar nga dita e martë temperaturat do të pësojnë rënie.

Në një prononcim për Report Tv, meteorologia Adiola Bani parashikoi se dita e nesërme do të jetë me reshje shiu.

“Dita e sotme do të vijojë me temteratura të larta, pasi vlera më e lartë në rang territori pritet të jetë deri në 37 gradë celucius. Pritet një ulje e temperaturave ditën e martë, kjo për shkak se sot në orët e pasdites, por edhe pasditja e nesërme në zonat malore do të sjellë shtim të vranësirave dhe rebeshe afat shkurtër shiu dhe breshëri”, tha Bani.

Sipas Banit, duke filluar nga dita e mërkurë do të kemi sërish rritje të temperaturave, të cilat do të arrijnë thuajse në 40 gradë celcius.

“Duke filluar nga e mërkura dhe nga fundjava që presim do të kemi rritje të temperaturave ku do të regjistrohen temperatura 38-39. Pritet që kjo javë të mbyllet me temperatura të larta për shkak të masave ajrore nga veriu i Afrikës, që janë masa ajrore të nxehta kryesisht.”


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera