» Paqëndrueshmëria në sistemin fiskal dhe simbioza e elitës politike me oligarkinë po shterron të ardhurat buxhetore

Paqëndrueshmëria në sistemin fiskal dhe simbioza e elitës politike me oligarkinë po shterron të ardhurat buxhetore

Nga Zef Preçi

Ne vim nje raport i Monitor.al permes te te cilit shihet qarte se lobet e Media te biznesit dhe oligarkia zeteron te gjithe instrumentet e nevojshme te kontrollit dhe influencimit te ligje-berjes ne favorin e vet… Paqendrueshmeria e sistemit fiskal (ndryshimet e shpeshta ne normat e tatime-taksave, ndonjehere edhe ne mes te vitit fiskal) eshte padyshim nje nder simptomat me te keqia qe cenon klimen e biznesit ne vend prej gati dy dekadash. Nderkaq, gjate dekades se fundit eshte evidencuar dukshem edhe rritja e fuqise ndikuese te lobeve te biznesit dhe posacerisht te rrjeteve te oligarkise mai procesin ligjor gje qe shprehet ne numrin kolosal te ofertave te pakerkuara ne koncesionet dhe PPP-te, ne vendim-marrje fiskale te qeverise dhe Kuvendit te cilat jane ideuar edhe/ose u jane bere te njohura lobeve te biznesit dhe oligarkeve me heret se sa ligje-venesve, etj. Qellimi i ketyre nderhyrjeve ne sistem mbetet i njejte: maksimizimi i perfitimeve ne favor te lobeve te medha te bizneseve dhe oligarkeve duke zvogeluar te ardhurat buxhetore, per te rritjen e te cilave qeveria dhe pushteti vendor jane “kujdesur” qe te shpikin taksa te reja (psh taksa e perkohshme per arsimin ne nivel vendor) apo duke bere favore te drejtperdrejta fiskale (nje forme shnderruar e amnistise fiskale) deri edle ne shkelje te ligjiit mbi buxhetin, sic ishte ulja vitin e kaluar e e takses mbi dividentin ga 15% ne 8%, efektet e se ciles dalin edhe nga ky raporti. Eshte interesante te theksohet se favore te tilla fiskale behen ne favor te kompanive qe operojne ne sektoret e rregulluar nga qeveria si bankat, tele-komunikacionet, lojare e fatit, etj., dmth tje ku norma e fitimit mund dhe duhej te ishte e kontrolluar nga organet perkatese shteterore. Vlen te vihet ne dukje edhe fakti se shumica e ketyre sektoreve (psh transporti ajror) nuk jane audituar kurre nga organet tatimore, ndersa rekomandimet periodike dhe profesionale te organit suprem te auditimit (Kontrollit te Larte i Shtetit) pergjithesisht jane injoruar dhe pothuajse ne asnje rast nuk jane perdorur nga qeveria dhe Kuvendi si instrument per nje proces ligje-venes dhe stabilizues ne dobi te vjeljes se taksave sipas ligjit dmth fitimet reale jane shume me te medha. Perndryshe nuk ka se se te shpjegohet se perse psh kompanite koncesionare te nxjerrjes se naftes, edhe ne kushtet e konjuktures se favorshme nderkombetare, prej 10-15 vitesh rezultojne me humbje ne bilancet e tyre, ndersa nen-kontraktoret e tyre lokale, shumica te perzgjedhur politikisht nga zyrtaret e larte vendim-marres te radhes, rregjistrojne fitime kolosale… Kjo nuk eshte gje tjeter pervecse grabitje e taksave dhe pasurive te vendit.
Ndoshta te paqendrushmeria e procesit te ligje-berjes dhe ndermarrja e akteve ligore favorizuese per oligarket duhet kerkuar dhe shkaku i largimit nga Shqiperia gjate pese-gjashte viteve te fundit te iinvestitoreve me vend origine Bashkimin Europian dhe “kinezerimin” e sektoreve strategjike te ekonomise sone kombetare…


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera