» Dikush zgjedh të bëhet totalitar me një “Natën e mirë” …

Dikush zgjedh të bëhet totalitar me një “Natën e mirë” …

Demokracia eshte gjalle

Nga Tea Islamaj

Dikush zgjodhi të ishte fundi i ditës me thjeshtë një “natën e mirë”, unë zgjodha të jem pranë në nisjen e një dite të re plot me diell shprese.
Bukur të zgjoheshe me idenë se demokracia ka qenë gjithë kësaj kohe GJALLË. Pas një sulmi të madh akulloresh, “Të do vllai fort” e më the e të thash, nuk arritën të korrnin gjë tjetër, veçse atë që kanë mbjellë për gjithë këto vite. Mbaj mend gjyshen që më thonte gjithmonë që po nuk dëgjove përreth seç mendojnë për bëmat dhe gabimet e tua, do thyesh kokën e do gabosh sërish. Më theksonte që këto ishin cilësitë e një arroganti që se kishte të gjatë. Ndodhi!
Nëse përgjatë gjithë kësaj kohe AI nuk e ndërtoi Gjykatën Kushtetuese me qëllimin që ti kalonte ligjet si të donte, me dorën e tij, me shokë e me shoqe, sot mungesa e Gjykatës Kushtetuese i mori frymën. Ua shkriu akulloren në dorë pak para 30 qershorit. U sorollat e bëri ç’bëri e mblodhi Grupin Parlamentar, po aq sa di unë Gjykata Administrative nuk i pi ujë në të tilla raste. Nëse mendohet se vendi do të sulmohet nga një “grusht i bardhë”, apo siç njihet ndryshe nga një grusht kushtetues, kjo nuk ndodh. Kjo nuk ndodh në një vend demokratik që u vërtetua dje. Kjo nuk ndodh në një pretendent për Bashkimin Europian. Kjo nuk ndodh në një shtet të vogël që është lënë gjithmonë në sfidë për t’ja dalë i vetëm. Kjo nuk ndodh në një vend ku qytetarët kanë Shqipërinë përpara partisë, e jo partinë përpara Shqipërisë ndryshe nga ata që na drejtojnë. Kjo nuk ndodh në një Republikë Parlamentare, ku ligjet dekretohen nga një President. Kjo nuk ndodh në Shqipëri përsa kohë është në dëm të shqiptarëve.
E di sa e thjeshtë është ta logjikosh një ç’dekretim zgjedhjesh? Është më kollaj seç e bëjnë! U shmang një konflikt civil që kërcënonte sovranin, të drejtat dhe detyrat themelore të tij. Nuk ka ndodhur për herë të parë jo. E ka bërë dhe Alfred Moisiu, Bujar Nishani, nuk ishte i vetëm Ilir Meta. Ky nuk është një plan për të shkatërruar zgjedhjet. Ky ishte një veprim i çastit për të shmangur legjitimitetin, një vendim i marrë në momentin e duhur. Kahu politik nuk ka rëndësi për sa kohë vendi është në rrezik dhe dikush duhet ta luajë rolin e “rojës” që do të qetësojë. Ç’dekretimi ishte lehtësim!
Nëse dikush zgjedh të bëhet totalitar me një “Natën e mirë”, duhet të kuptojë që vendi nuk është një park lojërash. Gjërat ndryshojnë në varësi të rëndësisë. Ti nuk drejton vetëm elektoratin tënd me një “Natën e mirë”, prisja ta kishe kuptuar. Më drejton mua që s’të kam votuar, drejton një të ri që ende s’e ka të drejtën e votës, drejton dikë që për 1 mijë arsye nuk arriti të votonte më 25 qershor 2017. Ti nuk drejton vetëm ata që të votuan ty. Shteti nuk është lojë “E ka kush e ka”. Kështu që përvish mëngët dhe largohu për hatër të Zotit!


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera