» Ja si argëtohen fëmijët në Elbasan – Nga Aurenc Bebja

Ja si argëtohen fëmijët në Elbasan – Nga Aurenc Bebja

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Qershor 2019

 

“Le Miroir” ka botuar, të dielën e 4 janarit 1920, në faqen n°11, një shkrim në lidhje me mënyrën se si argëtoheshin asokohe fëmijët shqiptarë në qytetin e Elbasanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Një vend feste në Elbasan, Shqipëri

 

Edhe pse shumë primitive, kjo rrotë e improvizuar i bën të lumtur fëmijët – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Disa shtylla telegrafi, trungje pemësh dhe dërrasash mjaftuan për të ndërtuar shpejt një rrotë rudimentare të cilën disa burra e shtyjnë me krahë.

 

Një daulle e madhe, dy flautë, dhe fëmijët, në grup e të lumtur, nxitohen të ulen në këtë “Rrotë të Madhe” për kënaqësinë e tyre më të madhe.

 

Kjo lojë argëtuese, nën drejtimin e një infermierje që i përket një misioni amerikan, nuk u ngjan aspak lojrave moderne franceze.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-miroir-1920-ja-si-argetohen-femijet-ne-elbasan-foto-ekskluzive/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera