» Nora Malaj: Urime maturantëve në provimin e parë!

Nora Malaj: Urime maturantëve në provimin e parë!

Urime maturantëve në provimin e parë!

Për të gjithë ju maturantë që sot po përballemi me provimin e parë të maturês ju uroj nga zemra suksese dhe të dilni faqebardhë.
Ju jeni maturantët e parë që po provoni një kurrikul të re , e cila sot testohet për herë të parë. E di që që sot kemi emocione jo vetëm ju , por edhe mësuesit, prindërit tuaj, hartuesit e kurrikulës së re dhe administratorët që sot menaxhojnë provimin tuaj.
Jam e bindur që do t’ia dilni mbanë kësaj sfide, pasi investimi në dije është kapitali më i madh për ju, familjet tuaja dhe për të gjithë shoqërinë. E di që nuk ka qene e lehtë të arrini deri në ciklin e fundit të maturës shtetërore, pasi për ju i gjithë cikli
ka qene sfidant, por besoj dhe dua të besojë që gara juaj do të jetë bazuar në vlerën e dijes suaj dhe jo në investimin e padijes pasi “nje gjysmë mjekë – vdes njerëzia , një gjysëm
ekonomist- vjen varfêria një gjysmë ushtarak- humbet ushtria , një gjysëm idealist- nuk bëhet Shqipëria!”
Me urimin më të mirë për ju dhe besimin se ju do të arrini të merrni rezultatet sa më të larta , ju uroj suksese e dalshi faqebardhë sot !
Se ju jeni kapitali më i çmuar që ne kemi!

Fotografia e Nora Malaj

360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera