» Diabeti i tipit 2, simptomat që të gjithë i nënvlerësojnë

Diabeti i tipit 2, simptomat që të gjithë i nënvlerësojnë

Diabeti i tipit 2 është diabeti më i shpeshtë, i cili shfaqet në 90% të rasteve, kryesisht në moshë të madhe.

Karakterizohet nga një problem i dyfishtë, nuk prodhohet sasia e duhur e insulinës që ka nevojë organizmi, ose insulina e prodhuar nuk vepron në mënyrë të kënaqshme, e njohur si rezistenca ndaj insulencës. Në të dyja rastet pasoja është rritja e nivelit të sheqerit në gjak, hiperglicemia.

Ky lloj diabeti njihet si jo i varur nga insulina, pasi injektimi i jashtëm insulinës, në diferencë nga diabeti i tipit 1, nuk është iu rëndësisë etike.

Përveç trashëgimisë, duhen mbajtur parasysh disa faktorë të tjerë risku, mes tyre obeziteti, ku insulina prodhohet, por jo sa ka nevojë trupi. Po ashtu jeta sedentare dhe stresi janë faktorë të tjerë risku, shkruan noa.al.

Po ashtu edhe tensioni i lartë, kolesteroli dhe trigliceridet, janë faktorë risku.

Disa nga simptomat e diabetit të tipit 2 janë ndjesia e lodhjes, nevoja e shpeshtë për të urinuar gjatë natës, etje e pazakontë, humbje peshe e papritur, mjegullim shikimi dhe vështirësi në shërimin e plagëve


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera