» Paparaci/ Mimi Kodheli mahnitet nga këpucët e Mirela Kumbaros

Paparaci/ Mimi Kodheli mahnitet nga këpucët e Mirela Kumbaros

Njihet pasioni i zonjave dhe zonjushave për veshjen. Natyrisht, këtij pasioni nuk mund t’i shpëtojnë as zonjat deputete.

Deputetet e Grupit Parlamentar Socialist si dhe ish-deputetet, Mimi Kodheli dhe Mirela Kumbaro, janë fotografuar në një moment kur po bënin bisedat e zakonshme mes grave.

Zonja Kodheli është bërë kurioze për këpucët e reja të zonjës Kumbaro. Me siguri, Kumbaro i vishte për herë të parë dhe kjo tërhoqi vemendjes e ish-ministres së Mbrojtjes, Kodheli.

Nuk kanë munguar pyetjet, çfarë marke janë, ku i ka blerë, sa i ka blerë etj. Ndërkohë, duhet theksuar se të dyja zonjat kujdesen mjaft për pamjen e tyre dhe veshja që përdorin në Parlament është gjithnjë e kuruar deri në detajet më të imëta.

Panorama Plus


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera