» Mirëmbajtja e 17 kilometrave me PPP Milon-Balldren, 1.25 milionë euro

Mirëmbajtja e 17 kilometrave me PPP Milon-Balldren, 1.25 milionë euro

Qeveria shqiptare ka harxhuar vitin e kaluar për të mirëmbajtur të gjitha akset rrugore në vend 1,5 miliardë lekë ose 12 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare të buxhetit. Kjo sasi fondesh u përdor për akset nacionale kombëtare dhe ato lokale ndërqytetase në të gjithë vendin, të cilat sipas të dhënave të Ministrisë së infrastrukturës janë rreth 3800 kilometër, nga të cilat 1400 kilometra jenë rrugë kombëtare. Duke pasur parasysh që mirëmbajtja shkon kryesisht për rrugët kombëtare, kosto e mirëmbajtjes për kilometër është rreth 7,400 euro.

Një shumë e ngjashme edhe më e ulët është dhënë edhe vitet e kaluara. Por shërbimi i mirëmbajtjes së rrugëve pritet të kushtojë shumë më tepër në kontratat koncensionare të sapo nënshkruara nga qeveria shqiptare.

Sipas kontratës koncensionare PPP për ndertimin e aksit 17 kilometër Milot –Balldren mirëmbajtja vjetore do të kushtojë 1.25 milionë euro dhe fillon vitin e gjashtë të projektit, në total 10 milionë euro. Vlera vjetore e mirëmbajtjes së 17 kilometrave nëpërmjet PPP-së për rastin Milot –Balldren është sa 12.5 për qind e fondit aktual që qeveria shqiptare angazhon për mirëmbajtjen e rreth 3800 kilometrave.

Në akset më PPP mirëmbatja fillon në gjashtë vitet e fundit pasi 3-4 vite do të zgjasin punimet, teksa për dy vite pas përfundimit të punimeve supuzohet se nuk ka nevojë për mirëmbajtje dhe nëse ka, ato mbulohen nga vetë fondet e kompanisë. Për PPP Milot –Blldren mirëmbajtja kushton 10 milionë euro për të gjithë periudhën.

Teksa qeveria po kontrakton punime në rrugë me kontrata PPP me kosto tepër të larta, përdorimi i fondeve që shkojnë për mirëmbajtjen e këtyre koncensioneve është po aq i shtrenjtë.

Qeveria kur ideoi ndërtimin e rrugëve me PPP arsytoi se kostot për mirëmbajtjen e tyre do të ishin shumë të ulta pas ndërtimit. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së infrastrukturës në atë kohë duke qenë se kompanitë do të kujdeseshin për mirëmbajtjen 6 vitet e fundit të koncensioneve do të kryenin punime cilësore në mënyrë që të shmanginin kostot e mirëmnbajtjes më vonë. Por në kontratat finale të PPP-ve mirëmbajtja vjen me kosto të larta gjithashtu.

Projektet e mirëmbajtjes së rrugëve kanë qenë një vrimë e zezë në hitorinë e shpenzimeve publike, pasi miliona euro janë investuar në disa akse për të cilat janë harxhuar vetëm disa kova me bojë.
Kulmi arriti në investimin e përmirësimit të sinjalistikës në Autostradën Tiranë-Vorë, degëzimi i Rinasit ku qeveria harxhoi gati 5 milionë euro disa vite më parë vetëm për ndricimin dhe mbjelljen e pemëve zbukuruesë, të cilat më vonë u bënë shkak për përmbytjen e autostradës duke sjellë miliona euro dëme për biznesët e zonës për disa vite rresht.

Projekti Milot-Balldren

Kostot e projektit të rrugës Milot – Balldren, me një gjatësi totale prej 17.2 km, një koncesion i pakërkuar i dhënë kompanisë A.N.K është 213.6 milionë euro plus TVSH-në, sipas propozimit financiar, pjesë e kontratës së koncesionit/PPP.

Nga kjo shumë, financimi i kompanisë është 140 milionë euro, sipas specifikimeve në kontratë, nga të cilat një hua bankare prej 70 milionë eurosh, e cila do të merret nga një ose më shumë institucione financiare, financimi nga furnitorët prej 19.5 milionë euro dhe 52 milionë euro kompania premton se i ka nga kapitali i vet.

Pjesa e mbetur prej 72 milionë eurosh do të shkojë për pagim interesash dhe fitimin e kompanisë, teksa kjo shumë përbën rreth 34% të totalit (pa TVSH), ose rreth një të tretën e kostos totale të rrugës, çka e çon koston totale për kilometër në 15 milionë euro për kilometër (përfshirë TVSH), më të shtrenjtat në Europë (Sipas WorldHighways, kostot më të shtrenjta të ndërtimit të autostradave në Europë (përjashtuar terrenet shkëmbore) janë në Austri me 12.87 milionë euro / km. Vendi tjetër më i shtrenjtë është Hungaria në 11.21 milionë euro / km, e ndjekur nga Sllovakia në 9.56 milionë euro / km dhe pastaj Republika Çeke në 8.86 milionë euro / km. Në anën tjetër të spektrit, shpenzimet në Danimarkë janë vetëm 5.89 milion € / km, në Kroaci 6.68 milion / km, në Slloveni 7.29 milion / km dhe në Gjermani 8.24 milion / km)./ Monitor


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera