» Enigma, nga do vijnë 180 mln eurot e Milot-Balldren?!

Enigma, nga do vijnë 180 mln eurot e Milot-Balldren?!

Ora 3 e gjysme. U be gati një ore qe pres autobusin e Kasharit ne stacion. Ndërkohe ne koke me rrotullohet nje pyetje. Nga do vijnë 180 milionë eurot qe do financojnë ndërtimin e rrugës Milot-Balldren dhe asaj Orikum Dukat? Autobusi nuk duket gjëkundi. Kjo me jep edhe me shume kohe te vras mendjen.

Sipas modelit financiar, me shume se gjysma e parave ose 95 milionë euro do vijnë nga bankat. Teorikisht kjo është e mundur. Katër bankat me te mëdha ne vend kane hapësire te ekspozohen deri ne 100 milionë euro ne një debitor te vetëm. Por beshtja nuk qëndron te bankat, me shume se sa tek te debitorët.

Kompania e pare ka gjithsej vetëm 17 milionë euro asete. Përtej kësaj, 80 për qind e tyre, ose 14 milionë euro, janë te financuara me borxh. Ekonomistet e quajnë raporti i borxhit, qe ne këtë rast është 0.8. (Borxh/ asete) Rrjedhimisht vetëm 3 milionë euro janë para te vete kompanise ose ai qe teknikisht njihet si kapitali. Kujdes jo kapital themeltar, por i gjithe kapitali.

A mundet nje banke te financoje 70 milione euro ne keto kushte? Treguesit e kompanise se dyte jane edhe me sfidues. Ndoshta kontrata e koncesionit mund te sherbeje si garanci. Jo sovrane, por serish ajo mund te joshe, institucione financiare qe kane oreks per risk. Ne mos bankat ketu, ndoshta fondet e investimeve jashte. Gjithsesi kjo do te jete shume e veshtire. Por me shume skepticizem, pranohet si pengese qe mund te tejkalohet.

Tani vjen e dyta. Te dy kompanite angazhohen se do te mobilizojne 67 milione euro kapitale te vetat, respektivisht 52 milione euro kompania e pare dhe 15 milione euro ajo e dyta. Problemi eshte se te dyja bashke kane me pak se 5 milione euro kapital. Dilema eshte nga do vije mbi 60 milione euro kapital fantazme. Ekonomiksi eshte arti i te pamundures, por gjithcka ka kufij.

Ka disa menyra se si nje kompani mund te rrise kapitalin. E para eshte kontributi i aksionereve. Por nese ata do te kishin para te tjera gjasat jane se do i kishin perdorur sakaq per te permiresuar strukturen e kapitalit ne kompnite e tyre. Dmth do te kishin rritur kapitalin e paguar ose do te kishin ulur borxhet per te paguar me pak interesa. Teknikisht kjo quhet reduktim i leves financiare. Ra opsioni i pare.

Menyra e dyte eshte shitja e nje pjese te aksioneve. Sipas bilanceve te dorezuara, nese te dy kompanite do te shisnin gjysmen e aksioneve qe kane sot, nuk do te ngrinin me shume se 2.5 milione euro kapital shtese. Mbeten ende dhe 57 milione euro te tjera per t’u gjetur.

Ka dhe nje menyre te trete. Injektim kapitali nga jashte. Disa burra te pasur qe nuhasin mundesine per me shume fitime pranojne te financojne projektin. Ne bote, keta njihen si investitoret engjej ose venture capitalists. Por ketu hyjme ne territor te minuar.

Nderkohe autobusi i Kasharit ka ardhur me ne fund. Hipi ne autobus, pa i dhene dot zgjidhje dilemes se kapitalit. Nga do te vije 57 milione euro kapital fantazme. Rilindja punon ne rruge te mistershme. Njesoj si Zoti.

Por ne fund te fundit kjo eshte loje numrash. Dhe numrat i bejne gjithmone njerezit. Parate mund te gjenden kollaj, mund te mos duhen fare ose ose mund te vijne nga burimet e erreta. Kjo eshte enigma 180 milione euroshe, pergjigjen e se ciles do ta zbulojme shume shpejt.

Koha kalon me nxitim. Madje edhe autobusi legjendar i Kasharit mberriti ne stacionin ku duhet te zbres.

-Klodina Tomorri- Gazeta Shqip-


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera