» (1939) / “E vjedhur në Vjenë”: Hitleri donte t’i dhuronte kurorën e Skënderbeut mbretit Zog, por Musolini i kërkoi …

(1939) / “E vjedhur në Vjenë”: Hitleri donte t’i dhuronte kurorën e Skënderbeut mbretit Zog, por Musolini i kërkoi …

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Maj 2019

 

“La Charente” ka botuar, të hënën e 19 qershorit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me fatin e kurorës së Skënderbeut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut Dars (Klos), Mat – Albania, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Musolini i kërkoi Hitlerit kurorën e vërtetë të mbretërve të Shqipërisë që gjendet në Gjermani

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Romë, 18 qershor.

 Mes shumë bizhuterive që nazistët, pas Anschluss-it, gjetën në Vjenë, bën pjesë edhe kurora unike dhe e vërtetë e Shqipërisë, të cilën Hitleri e ka transportuar tashmë në Gjermani.

 Vitin e kaluar, me rastin dhjetë vjetorit (jubileut) të mbretit Zog, Hitleri kishte përgatitur gjithçka, për t’i “dhuruar” këtë kurorë.

 Por Musolini, i cili padyshim kishte idenë e tij, kërkoi të shtyjë këtë operacion, dhe Zogu nuk e mori kurorën e tij të vërtetë. Disa javë më parë, Italia kërkoi nga Fyhreri që t’i dërgonte emblemat shqiptare mbretit Viktor Emanuel, në mënyrë që kurorëzimi të bëhej me të gjithë shkëlqimin e dëshiruar.

 

 

 


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera