» “AccuWeather” shërbimi amerikan i motit paralajmëron: Bëhuni gati për një verë vrasëse në Evropë, ndërsa Ballkani …

“AccuWeather” shërbimi amerikan i motit paralajmëron: Bëhuni gati për një verë vrasëse në Evropë, ndërsa Ballkani …

Një shërbim amerikan i motit, ka publikuar parashikimin e tij për motin për muajt e ardhshëm. Parashikimi premton edhe më shumë nxehtësi për Evropën se sa vitin e kaluar

2018-ta ishte viti më i ngrohtë që nga fillimi i matjes së temperaturave në Zvicër në veri të Alpeve në 1864. Deri në nëntor, temperaturat ishin shumë të larta gjatë gjithë muajve.

Sipas parashikimeve të shërbimit të motit në SHBA “AccuWeather”, ky vit do të jetë edhe më i thatë dhe madje edhe më i nxehtë në shumë pjesë të Evropës.

Sipas një hartë meteorologjike të publikuar në faqen e internetit, Zvicra qëndron në mes të një zone me rrezik të lartë për zjarret në pyje dhe periudhave të gjata të nxehtësisë.

Evropa pret periudha të gjata moti të thatë. Thatësira e madhe do të thotë dështim i madh në kultura bujqësore, sepse shiu do të jetë i pakët, shkruan meteorologu i AccuWeather, Eric Leister.I këndshëm në veri

Edhe “valët e rrezikshme të nxehtësisë” më shumë se vitin e kaluar ka të ngjarë të shtrihen gjatë muajve të verës nga Portugalia në perëndim në Poloni dhe Hungari në lindje. Temperaturat mbi 38 gradë nuk do të jenë të pazakonshme. Në disa rajone, parashikohen temperatura mbi 43 gradë celcius.

Ngrohja afatgjate gjithashtu do të rrisë ndjeshëm rrezikun e zjarreve në pyje – veçanërisht në vendet perëndimore dhe në Evropën Qendrore. Veriu i Portugalisë, Spanja veriore, rajoni Alpin në Gjermani dhe Republika Çeke janë në rrezik.

Ndërsa kushtet e ngrohta dhe të thata do të dominojnë një pjesë të madhe të Evropës gjatë verës, stuhi të forta do të kërcënojnë Gadishullin Ballkanik gjatë gjithë sezonit. Edhe pse zona nuk do të jetë imune ndaj valëve të nxehtësisë, nxehtësia ekstreme do të jetë e kufizuar. Stuhitë e dhunshme do të kërcënojnë zonën nga Greqia në Serbi, Rumani dhe Bullgari, ndërkohë që trazirat do të shkojnë në zonën nga Mesdheu në Europën Lindore dhe Rusinë. “Këto stuhi do të çojnë në goditje të shpeshta rrufeje, shira të rrebeshta dhe erëra shkatërruese . Stuhitë më të forta do të jenë në gjendje të prodhojnë tornado “, tha meteorologu i AccuWeather. Herë pas here, këto stuhi do të shpërthejnë më në perëndim, duke sjellë jostabilitet edhe në Itali. Rreziqet më të mëdha do të përfaqësohen nga erërat shkatërruese, breshër dhe përmbytjet e shpejta.

Ndërsa Skandinavia mund të marrë frymë lirshëm, pasi parashikohet një verë normale./360grade.al


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera