» L’ŒUVRE (1939) / Mbretëresha Geraldinë, gazetarit amerikan në Versajë : “Djali im do të edukohet, së pari, që të bëhet burrë !”

L’ŒUVRE (1939) / Mbretëresha Geraldinë, gazetarit amerikan në Versajë : “Djali im do të edukohet, së pari, që të bëhet burrë !”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Maj 2019

 

“L’Œuvre” ka botuar, të shtunën e 19 gushtit 1939, në faqen n°2, intervistën e mbretëreshës Geraldinë të zhvilluar asokohe në Versajë me një zyrtar të shtypit amrikan, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Bisedimet e Versajës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë i tha, dje, një përfaqësuesi të shtypit amerikan, të pritur nga ajo në Versajë, se princi Skënderbe (katër muajsh), mund të rritet në Shtetet e Bashkuara.

 — A do të marrë arsimimin e një princi demokratik ?

 Mbretëresha u përgjigj me një ton të ashpër :

 — Ai do të edukohet në mënyrë që të bëhet burrë. Dhe ai do të mësojë të gjitha gjuhët e rëndësishme, duke përfshirë frëngjishten dhe anglishten.

 E ardhmja e princit ?

 — Princi është kaq i vogël saqë ende nuk kemi bërë plane.

 Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë pohojnë se nuk e dinin kur e morën me qira kështjellën, se ajo ishte banuar më parë nga Duka i Windsorit.

 — Dhe cilën pjesë të kështjellës preferoni ?

 — Dhomën e djalit tim – u përgjigj ajo. Mbretëresha deklaroi se shqetësimet për elegancën nuk ishin çështje dite dhe se nuk e dinte ende kur do të shkojë te shtëpitë e mëdha të modës.

 

… Pa mohuar se do të shkojë tek ato një ditë.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera