» Studimi italian: Nga kanceri nuk sëmuresh as rastësisht, as prej fatit të keq

Studimi italian: Nga kanceri nuk sëmuresh as rastësisht, as prej fatit të keq

Nga kanceri nuk sëmuresh as rastësisht, as prej fatit të keq. Këtë synon të tregojë një studim Italian, sipas të cilit shkaqet e sëmundjes së shekullit duhen kërkuar tek faktorët ambjentale që sjellin alternime gjenetike të parashikueshme.

Hulumtimi është pjesë e kërkimeve më të gjera shkencore, mbi rolin e atij që konsiderohet ‘fat i keq’ në nisjen e tumoreve.

Kërkuesit e drejtuar nga Piergiuseppe Pelicci, profesor në universitetin e Milanos, zbuluan se një prej ndryshimeve genetike më të shpeshta dhe më të rëndësishme për zhvillimin e kancerit, ‘translokimi kromozomal’, nuk ndodh rastësisht tek genoma, por është i parashikueshëm dhe i provokuar nga ambjenti jashtë qelizës.

Çfarë i shkakton këto ndryshime?

Dy janë aktualisht rrymat e mendimit për këtë çështje, thotë Pelicci: Njëra lidhet me rastësinë dhe tjetra me ambjentin që na rrethon si dhe stilin e jetesës.

Studimi Italian anon tek kjo e dyta. Hartuesit e tij shpjegojnë se aktiviteti i geneve, kontrollet prej sinjaleve specifike, nga ambjenti ku ndodhen qelizat tona, i cili influencohet dhe ai vetë prej sjelljeve tona dhe mjedisit ku jetojmë.

Ky zbulim, sipas Pelicci-it, tregon se fati nuk ka asnjë lidhje me gjenezën e translokimeve, ndërsa ofron gjithashtu një motiv shkencor bindës në mbështetje të përpjekjeve, për parandalimin e tumoreve.


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera