» Filmi i Tarantinos me Leo DiCaprio dhe Brad Pitt merr duartrokitje gjashtë minutëshe në Kanë

Filmi i Tarantinos me Leo DiCaprio dhe Brad Pitt merr duartrokitje gjashtë minutëshe në Kanë

Filmi i nëntë i Quentin Tarantinos u shfaq për herë të parë në festivalin e filmit në Kanë.

Filmi i shumë pritur dhe i shumë përfolur, Once Upon a Time in Hollywood është shfaqur si premierë në festivalin e Kanës që po mbahet në Francë.

E ky film i regjisorit të suksesshëm, Quentin Tarantino, ka në role kryesore aktorët shumë të dashur, Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt, shkruan Gazeta Express.

Pas shfaqjes së filmit, të pranishmit që e kanë shikuar janë ngritur në këmbë dhe e kanë duartrokitur filmin për gjashtë minuta pa ndalur.

Pjesë e tij është edhe aktorja Margot Robbie, ndërsa i gjithë ekipi ishin të pranishëm në këtë premierë dhe kanë parakaluar në tepihun e kuq.

Gjatë ditës së djeshme është publikuar edhe traileri i plotë i filmit i cili pritet të fillojë të shfaqet në kinema më 26 korrik të këtij viti.


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera