» Shqiptarët vdesin nga zemra

Shqiptarët vdesin nga zemra

Sëmundjet e zemrës janë shkaktari kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Instat ka publikuar të dhënat mbi shkaqet e vdekjeve për vitin 2018, ku sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut zënë vendin e parë, të ndjekur më tej nga tumoret, që kanë pësuar një rritje prej 1.4% krahasuar me vitin 2017.

Më shumë se gjysma e shqiptarëve vdesin nga sëmundjet e zemrës. Të dhënat më të fundit të nxjerra nga INSTAT për  shkaqet e vdekjeve për vitin 2018 bëjnë me dije se sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zë 53,2 % të vdekjeve gjithsej.

Ky grup sëmundje vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një nivel vdekshmërie 404,7 për 100 mijë banorë dhe krahasuar me vitin 2017  ka një ulje prej 2,7 %. Pas sëmundjeve të zemrës, shkaktari kryesorë i vdekjeve të shqiptarëve, mbeten tumoret, të cilët zënë Vdekjet nga grup sëmundja “Tumore” 16,9 % të vdekjeve gjithsej. Niveli i vdekshmërisë për këtë grup sëmundjesh ka një rritje prej 1,4 % krahasuar me vitin 2017.

Referuar grup sëmundjeve “Tumore” janë burrat të cilët shënojnë një nivel vdekshmërie më të lartë  me 164,9, ndërsa gratë me 92,9, për 100 mijë banorë. Sipas qarqeve, norma më e lartë e vdekjeve bruto (për 100 mijë banorë) numërohet në qarkun e Gjirokastrës dhe Korçës, numri me i ulët në qarkun e Tiranës dhe Kukësit.

Sipas grup sëmundjeve kryesore, “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” shënon vlerën më të lartë në qarkun e Kukësit me 63,1 % dhe vlerën më të ulët në qarkun e Gjirokastrës me 41,4 %, të numrit të vdekjeve.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera