» Mungesa e Kushtetuese, Manjani: Rama thotë më mirë djepi bosh

Mungesa e Kushtetuese, Manjani: Rama thotë më mirë djepi bosh

Shkruan Ylli Manjani

Në përpjekje të pa precedentë për të justifikuar mungesën e Gjykatës Kushtetuese, Kryeministri sqaron se: “më mirë djepi bosh se shejtani brenda”…

Krejt pa lidhje është kjo shprehje Mirditore me mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka qenë më e balancuara dhe gjithnjë ka arritur të japë zgjidhje të pranueshme çdo mosmarrëveshje ndërmjet pushteteve.

Gjykata Kushtetuese, me apo pa shejtan brenda, është garancia që Kushtetuta dhe veçanërisht liritë dhe të dretjat themelore zbatohen.

Mungesa e gjykatës, automatikisht shtoi vendimmarrjen abuzive të qeverisë ndaj lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

Raste pa fund e të përditshme të sjelljes abuzive, haptazi anti-kushtetuese të qeverisë, policisë dhe administratës na dëgjojnë veshët e na shohin sytë.

Në Shqipëri, pas nxjerrjes nga funksioni të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka më asnjë pushtet apo autoritet tjetër të pavarur apo autonom. Qartësisht është vetëm qeveria e cila bën ç’a i do qefi.

Kushtetuta themeli i sundimit të ligjit ka rënë.

Tani sundon vetëm qeveria! Ajo kontrollon gjithçka. Punën, pagat, bankat, telefonat, rrugët, pronat, jetën private, gjykatat, prokurorët po e po, mediat, fjalët në çdo faqe FB, shërbimet publike, biznesin privat, çdo gjë.

Ndaj s’ka se si të ketë gjykatë Kushtetuese e Kushtetutë ky vend.

Por, që shprehja Mirditore e përdorur nga Kryeministri të kishte kuptim, duhet të përdorej për QEVERINË.

Aty është shejtani/djalli/dreqi i mallkum. Aty është ulur këmbëkryq dhe bën çfarë i do qejfi.

Në çdo sistem demokratik, qeveria është problemi dhe gjykatat janë mbi qeverinë për të siguruar që ky problem nuk bie në mënyrë abuzive mbi njerëzit.

Edi Rama po rreket të na bindë për të kundërtën…

Demokatikisht cilido Kryeministër që mbron tezën se më mirë pa gjykata sesa pa qeverinë e tij, është i papranueshëm.

Shumë turp!


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera