» Gazetarja e DW: Gjermania do vendosë kushte shtesë për Shqipërinë

Gazetarja e DW: Gjermania do vendosë kushte shtesë për Shqipërinë

Shumica e Bundestagut në Gjermani jo vetëm që nuk është i bindur se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave, por pritet që të vendosë edhe kushte të reja për vendin tonë.

Këtë e ka deklaruar gjatë ditës së sotme gazetarja e Dojçe Velle, Anila Shuka në një lidhje me studion e lajmeve të Top Channel.

Zyrtarisht thuhet se koha e pamjaftueshme për diskutim është arsyeja e shtyrjes, – por Anila Shuka shprehet se – CDU/CSU kanë disa rezerva sidomos për Shqipërinë, e për këtë mund të kërkojnë edhe kushte shtesë’.

Korrespondentja e Dojçe Velles në Berlin, Anila Shuka, ka treguar se në Bundestang ndjehet një klimë nervozizmi mbi vendimin që duhet të jepet mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shuka sqaron se ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, këmbëngul se tani është momenti që duhet votuar për çeljen e negociatave për dy shtetet Ballkanike, pasi, së pari çdo vendim tjetër do të sillte një humbje të besimit të Ballkanit tek BE, së dyti, dy shtetet, veçanërisht Shqipëria, i kanë plotësuar të gjitha kushtet. E së treti, sinjalet pozitive që do të dërgohen nga ky vendim do të sigurojnë stabilitet në rajon.

Por CDU/CSU janë të mendimit se nuk do të ketë kohë për të marrë një vendim nga 26 maji deri në 4 qershor dhe e kanë shtyrë atë për në shtator./syri.net


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera