» Meta: Të respektohen standartet për bashkëjetesën e pakicave

Meta: Të respektohen standartet për bashkëjetesën e pakicave

Presidenti  Ilir Meta i pranishëm  sot në konferencën “Sfidat e sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në epokën e tranzicionit euroatlantik”  është shprehur se e vetmja zgjidhje për bashkëjetesë është respektimi i standarteve europiane për pakicat.

Meta, më tej shprehet se  pavarësisht se qindra mijëra njerëz u vranë ende asnjë centimetër kufi nuk ka ndryshuar.

“Në Ballkan çdo komb është diku shumicë dhe diku pakicë. E vetmja zgjidhje është bashkëjetesa dhe respektimi i standardeve europiane për pakicat. Ne e dimë shumë mirë se çfarë ka ndodhur në Ballkan. Qindra mijëra njerëz u vranë dhe asnjë centimetër kufi nuk u ndryshua.”-shkruan Meta.


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera