» Kundërshtime nga të gjitha anët për planin e Brexit-it të May

Kundërshtime nga të gjitha anët për planin e Brexit-it të May

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, do të prezantojë planin e saj të ri të Brexit-it në Parlament, përderisa opozita konservatore ndaj udhëheqjes së saj po forcohet.

Kryeministrja do të paraqesë ndryshimet në Projektligjin për Marrëveshjen e Tërheqjes, i cili përfshinë edhe një votim që u jep të drejtën ligjvënësve të votojnë për mbajtjen ose jo të një referendumi tjetër për Brexit-in.

Kryeministrja May ka thënë se kjo do të jetë mundësia e fundit për një Brexit me marrëveshje. Por reagimet kundër kanë ardhur nga partia e saj si dhe nga opozita.

​Sekretari për Brexit-in i qeverisë nën hije, Keir Starmer tha se oferta ishte “shumë e dobët”.

“Në realitet, kryeministrja tani duhet të pranojë humbjen”, tha ai.

Opozita në Britani të Madhe zakonisht e formon qeverinë nën hije si pjesë e veprimit opozitar.

Sekretari i Mjedisit, Michael Gove, mbrojti planin e kryeministres, duke u kërkuar deputetëve që të “reflektojnë” në hollësi për projektligjin.

Mirëpo, edhe disa ligjvënës të partisë së kryeministres May, kanë kritikuar planin e saj. Midis tyre, Nigel Evans tha se do të iu kërkojë shefave të partisë të ndryshojnë rregullat partiake në mënyrë që të lejojnë një votim të menjëhershëm mosbesimi ndaj zonjës May.

Komiteti ka thënë “jo” për një ndryshim të tillë më parë.

Për shkak se kryeministrja May mbijetoi në një votim të tillë në dhjetor të vitit të kaluar, rregullat e tanishme thonë se ajo nuk mund të përballet me një tjetër votë mosbesimi në periudhën prej 12 muajsh.

Një tjetër ligjëvënës i partisë së saj, Duncan Smith e ka sugjeruar kryeministren May të tërheqë projektligjin e ri të Brexit-it për të shmangur humbjen dhe poshtërimin.

Deputeti konservator Boris Xhonson – i cili synon të zë vendin e May si kryeministër pëmes një postimi nëTwitter tha se nuk do të votojë për projektligjin.

“Na kërkohet të votojmë për një bashkim doganor dhe një referendum të dytë. Projektligji është drejtpërdrejt kundër qëndrimit tonë dhe nuk do të votoj për të”, ka thënë Xhonson.

​Udhëheqësi i Liberal Demokratëve, Vince Cable, tha se kryeministrja May nuk po bën kompromis kur e përmend mundësinë e referendumit të dytë pasi parlamenti gjithsesi do ta bëj atë.

“Kjo nuk është një dhuratë e saj, Parlamenti do ta bëjë atë gjithsesi. Ajo që duket të jetë një kompromis në fakt nuk është i tillë”, tha ai.

Analistët vlerësojnë se tashmë kjo çështje është shëndrruar në një ritual të dhimbshëm, pasi kryeministrja zakonisht paraqet një plan të Brexit-it dhe i njëjti po rrëzohet në parlament.

Deputetët kanë hedhur poshtë marrëveshjen e Brexit-it të negociuar me BE-në tri herë, dhe përpjekjet për të gjetur një kompromis formal mes pozitës dhe opozitës kanë dështuar vazhdimisht.

Kritikët thonë se paraqitja e planit të ri të Brexit-it synonte që t’i kthente skeptikët në mbështetës, por jo formulë e kryeministres May, sipas tyre, ka dështuar.

​Për më keq, disa konservatorë që mbështetën planin e saj gjatë votimit të kaluar, tani thonë se do ta refuzojnë atë.

Bëhet e ditur se projektligji për daljen e Britanisë nga BE-ja mund të vihet në votim para ligjvënësve britanikë në fillim të muajit qershor.

Britania është dashur të dalë nga Bashkimi Evropian më 29 mars por kryeministrja, Theresa May, nuk arriti të bindë ligjvënësit britanikë për të votuar marrëveshjen e arritur me udhëheqësit e BE-së.

Megjithatë ajo arriti të marrë pajtimin e BE-së për shtyrjen e afatit të Brexit-it deri më 31 tetor, datë kjo kur Britania duhet të dalë nga BE-ja me ose pa marrëveshje.(rel)


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera