» FOTO/ Pasi u befasua nga testi i origjinës Eleni Foureira thyen heshtjen dhe flet

FOTO/ Pasi u befasua nga testi i origjinës Eleni Foureira thyen heshtjen dhe flet

Këngëtarja e famshme, Eleni Foureira, ka bërë së fundmi testin e “Heritage”, e cila nxjerr prejardhjen dhe origjinën.

Gjatë qëndrimit në Izrael teksa ishte e ftuar në “Eurovision”, Eleni bëri testin e ADN-së, për të mësuar detajet e origjinës etnike dhe racore.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ngeli e shokuar nga rezultatet e këtij testi.

Sipas menaxherit të kompanisë “Heritage”, i cili është sponsor i këtij festivali, i tha Foureiras se ka  68.9% origjinë greke.

Ndërsa një pjesë tjetër e ka nga Jugu i Italisë.

“Italiane? Nuk e kisha idenë! Jam pothuajse 70% greke? Unë nuk jam greke, unë jam rritur në Greqi, por ndihem greke. Nga Italia Jugore? Nuk di çfarë të them…”, shprehet këngëtarja e njohur pasi mësoi rezultatet e këtij testi.

Madje Eleni priste që rreth 50% e origjinës të ishte nga Ballkani, por kjo shifër ishte vetëm 29.8%.

E në një postim të performancës së Elenit në Eurovizion, moderatorja e njohur shqiptare, Eva Murati e komplimentoi, por dhe e pyeti”

“A s’je shqiptare?”.

Dhe Eleni nuk hezitoi t’i përgjigjet, pasi i tha “Sigurisht që jam shqiptare, por ishte testi Heritage i ADN-së”.

 

Image

 

Image


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera