» Edi, kush do i paguajë 140 milionë euro?

Edi, kush do i paguajë 140 milionë euro?

Nga: Dritan Kaba

Broçkulliti sot nje ore. Ka nje jave, qe si majmuni hidhet dege me dege. Sot fatkeqesine per te degjuar fjalimet bajate, plot ditirambe, per te fshehur nje tjeter korrupsion e kishin mjeket. Mesonte profesoret e nderuar te mjekesise, mjeket plot pervoje dhe dije, si duhej te studionin. I beri me balte, i ofendoi, i vuri ne dyshim punen shume vjeçare te tyre. Dhe kush?! Ky, qe ne jete deri tek aritmetika ka shkuar, mbledhje, heqje, shumezim dhe pjestim. Injoroi dijet e profesoreve qe botojne tek revistat me prestigjoze te fushes se mjekesise. I neperkembi sakrificat e tyre. Ky nihilist i klasit te pare. Ky injorant ne kuptimin e plote te fjales.

Ky shkaterrues i shendetesise me PPP më korruptive ne glob. Ky njeri qe shet moral dhe blen kriminele. Dhe bashke me kriminelet dhe oligarket shkaterrojne themelet e demokracise duke blere votat, intimiduar dhe kercenuar qytetaret. Foli e foli, por ende nje gje nuk e ka artikuluar kush do paguaje 140 milione eurot e humbura nga arroganca e tij. Nga fobia ndaj mediave, qe nuk i kap dot. Nga urrejtja e tij per çdo liri qytetare. Nga sherbimi i tij ne favor te mediave sherbetore te tij. Edi Rama leri fjalet, broçkullat, mashtrimet, “mesimet”, kercenimet dhe fyerjet, por shpjegoju kush do i paguaje demet qe i solle shqiptareve. Kjo fature prej miliarda lekesh eshte vetem e para.

Vetem me kete shume mund te kishte ilaçe falas, per pensionistet e pamundur, plot 8 vjet.
Vetem me ato para mund te ndertoheshin dy spitale si ai i Nene Terezes, ne Tirane. Vetem me keto para mund te shpetoheshin jetet e femijeve me leucemi, qe Rilindja jote as ilaçe per mbi jetese nuk i siguron dot. Vetem me ato para do sigurohej mjekimi i te semureve me kancer,, qe enden korridoreve te spitaleve pa marre dot mjekim. Mund te vazhdoja edhe me gjate me listen e atyre qe kane humbur shqiptaret nga veprimet e qellimta te Rames, por sot u ndala vetem ne fushen e mjekesise. Edi Rama lere logorene, por thuaji shqiptareve kush do e paguaje demin tend prej 180 miliard lekesh!


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera