» Foto – Video/Brenda kopshtit të mrekullive/Zbuloni anën e panjohur të dukeshës së dashur Kate

Foto – Video/Brenda kopshtit të mrekullive/Zbuloni anën e panjohur të dukeshës së dashur Kate

Familja mbretërore e do Chelsea Floeer Shoe. Vizita e tyre në ekspozitën botërore të hortikulturës ka qenë një traditë vjetore që nga fillimi i këtij eventi në vitin 1913 dhe Mbretëresha Elizabeta II nuk e ka frekunentuar vetëm 12 herë gjatë 67 vjetëve të saj në fron. Këtë vit, megjithatë, dukeshja Kate po merr një rol më aktiv. Dukesha e Kembrixhit përvesh mëngët e saj për të bashkëpunuar me arkitektët e peizazhit Andrée Davies dhe Adam White në Shoqërinë Mbretërore Hortikulturore “Kthehu në Kopshtin e Natyrës”, një oaz i gjallë pyjor  të frymëzuar nga kujtimet e fëmijërisë.

 

Mesazhi i Kate për projektin është që të frymëzojë familjet për të dalë jashtë dhe për të shijuar natyrën, dhe përpara ditës së hapjes së shfaqjes më 20 maj, ajo solli bashkëshortin e saj, Princi Ëilliam, dhe tre fëmijët e tyre, Princi George, 5 vjeç, Princesha Charlotte, 4 vjeçe, dhe Princi Louis, 12 muaj, për të bërë pikërisht këtë. Një seri fotosh të mrekullueshme të ndara nga familja mbretërore në Instagram tregojnë princat e vegjël dhe princeshën (dhe prindërit e tyre!), duke shijuar lumenjtë e kopshtit harlisur, shtëpinë e pemës, ritmin e shilarësit dhe më shumë.

 

View this post on Instagram

 

90% of our adult brains are developed before the age of 5 and what a child experiences in those really early years directly affects how the brain develops. That’s why I think it’s so important, whether we’re parents or carers or family members, really engage in quality time with children and babies from a really young age. I really feel that nature and being interactive outdoors has huge benefits on our physical and mental wellbeing, particularly for young kiddies. The #RHSChelsea Back to Nature Garden is a natural, creative place for them to play. I really hope that this woodland that we have created, in a huge collaboration here really inspires families, kids and communities to get outside, enjoy nature and the outdoors and spend quality time together. #ChelseaFlowerShow

A post shared by Kensington Palace (@kensingtonroyal) on

Të përhumbur mes gjelbërimit dhe lojërave në ujë, ata shihen të veshur lirshëm dhe duke u argëtuar.

Shihet se si fëmijët argëtohen duke lozur mes natyrës, ndërkohë që bie në sy se edhe vogëlushi Louis ka nisur që të ecë./360grade.al


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera