» Nga kuzhina në gjykatë për faliment!/Shefi i njohur dështon, drejt …

Nga kuzhina në gjykatë për faliment!/Shefi i njohur dështon, drejt …

Nga kuzhina në gjykatë për faliment! Vjen dështimi ekonomik për rrjetin e restoranteve të Jamie Oliver, kuzhinierit të njohur anglez, sidomos për emisionet televizive dhe librat e tij.

23 restorantet e tij, mes tyre ‘Jamie’s Italian’, ‘Fifteen’, ‘Barbecoa’ etj., po ndiqen nga kompania këshillimore KPMG.

“Jam thellësisht i keqardhur për këtë epilog, e kuptoj se sa e vështirë mund të jetë për stafin dhe furnitorët”, deklaroi Oliver, teksa nga rrjeti i restoranteve rrezikojnë vendin e punës 1300 persona.

“Doja të falënderoja të gjithë klientët që na vlerësuan dhe mbështetën gjatë viteve të fundit, ishte një kënaqësi të punoja për ju. Nisëm me ‘Jamie’s Italian’ në vitin 2008, me synimin për të ndryshuar restorantet në Angli me produkte të cilësisë superiore, duke ndarë pasionin për ushqimin”, shton ai, shkruan noa.al.

Dështimi i Oliver, pas një historie sipërmarrjeje të mbushur me ulje-ngritje dhe famën televizive, vjen pas investimeve të tij në disa marka të sektorit të restoranteve britanike. Jamie Oliver është një prej kuzhinierët më të njohur në botë, në sajë të emisioneve të tij të gatimit.

Related image


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera