» Erion Veliaj mbështet kandidaten shqiptare në Itali, dhe …

Erion Veliaj mbështet kandidaten shqiptare në Itali, dhe …

Kryetari Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka regjistruar një spot zgjedhor, në mbeshtetje të Geri Ballos, kandidate për Parlamentin Europian, me Partinë Deokratike Italiane. Kjo është hera e parë që Veliaj, mbështet një kandidate shqiptare, jashtë kufinjve të Shqipërisë.

Geri Ballo është shqiptarja e parë që kandidon për Parlamentin Europian në Itali. Rajonet italiane ku mund të votohet për Geri Ballon janë:
📍Abruzzo
📍Basilicata
📍Calabria
📍Campania
📍Molise
📍Puglia
Pra çdo shqiptar që jeton në qytete si Bari, Brindisi, Lecce, Pescara, Cosenza dhe shumë të tjera, mund të votojë për Geri Ballon.

Shqiptarët që nuk kanë shtetësinë italiane mund të bindin miqtë e tyre italianë të votojnë për të. Duhet shkruar mbiemri, Ballo, në krah të simbolit Partito Democratico (PD).


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera