» Kush është funksionari shumë i lartë që po bën gati letrat për azil politik në Meksikë?

Kush është funksionari shumë i lartë që po bën gati letrat për azil politik në Meksikë?

Thuhet se ka zgjedhje në Shqipëri në fund të Qershorit 2019, por kjo nuk është asfare e sigurtë, gjykuar nga deklaratat e funksionarëve të lartë politikë në vend. Mirëpo në Bashkimin Europian, zgjedhjet janë të sigurta dhe do të mbahen tani në Maj, ato Euro Parlamentare, të cilat pritet të shënojnë një fitore të së djathtës në pothuajse të gjitha vendet europiane. Kjo e vështirëson shumë pranimin e kërkesave për azil politik, të funksionarëve të lartë dhe të Majtë shqiptarë, që flitet se po përgatisin letrat e duhura, përpara 30 Qershorit që po vjen, sepse rasti i Gruevskit, që ja mbrriti të marrë azil politik në Hungari, vështirë se do të mund të përsëritet.
Sipas burimeve të 360 grade.al, burime të freskëta dhe të besueshme, pikësynimi më trendy është bërë Republika Federale e Meksikës, e cila mbetet e hapur për azil politik, për funksionarët e lartë, sepse synon që përmes tyre të thithë investimet e majme shumë milionëshe, që azilantët ish funksionarë të lartë, herët a vonë, marrin me vete nga pas, për të ndërtuar një jetë të re dhe një biznes të ri.
Njeri prej tyre, në fshehtësi të plotë, është duke përgatitur letrat e duhura, për azil politik në Meksikë, duke lënë në hije të kësaj mundësie krejt stafin politik shqiptar, që në padijeni të plotë të këtij fakti, po përgatitet për zgjedhje lokale…/360grade.al


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera