» Këmbimi valutor/ Paundi Britanik vazhdon të dobësohet, Euro shfaq qëndrueshmëri

Këmbimi valutor/ Paundi Britanik vazhdon të dobësohet, Euro shfaq qëndrueshmëri

Monedha e Eurozonës shfaq më në fund qëndrueshmëri ditën e sotme duke u këmbyer sërish me 122.5 lekë sikurse ditën e djeshme.

Nga ana tjetër Paundi Britanik ka regjistruar sërish rënie me plot 0.6 pikë duke kapur vlerën e 139 lekëve.

Zbritje të lehtë ka pësuar dhe Dollari Amerikan i cili sipas të dhënave të Credins Bank sot është këmbyer me 109.5 lekë. Edhe për sa i përket Frangës Zvicerane kemi një rënie të ndjeshme prej 0.3 pikësh duke u kuotuar sot në vlerën e 108.2 lekëve.

Ndërkaq Dollari Australian ka zbritur në vlerën e 75.2 lekëve ndërsa Dollari Kanadez nuk shfaqur luhatje duke u këmbyer edhe sot me 81.5 lekë.


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera