» (Video)Sherri në emision/ Marku: Po mbrojmë mafien, gazetari s’duhet të punojë për shërbimet sekrete. Hoxha: Luhen me qindra miliona euro, ti thua Dako me 50 euro

(Video)Sherri në emision/ Marku: Po mbrojmë mafien, gazetari s’duhet të punojë për shërbimet sekrete. Hoxha: Luhen me qindra miliona euro, ti thua Dako me 50 euro

Në emisionin Opinion pati një përplasje me gazetarit Artan Hoxha dhe analistit Mark Marku, në lidhje me përgjimet e dosjes 339, ku thuhet se është i përfshirë dhe kryebashkiaku i Durrësit.

 

Pjesë nga debati:

Mark Marku: Jane dy raste ekzemplare ku del implikimi i shtetit ne shitblerjen e votes, e kam thene une qe ne Durres po paguhen 50 euro per berjen e votes

Fevziu: Po ti thua jane vjedhur votat?

Mark Marku: Jane kapur, eshte kapur manipulimi, duhen dy pale qe te deklarojne, ai qe e ka blere, ai qe e ka shit, asnjeri nuk deklarojne se jane te kompromentuar

Fevziu: Po thua qe edhe pyetja e Dakos nuk e nxjerre kete?

Mark Marku: Po kush do ta nxjerre kete, prokuroria e Arta Markut? Do rrezoje shtetin ajo qe e kane zgjedhur ne menyre te paligjshme?

Fefvizu: Kush po e ben?

Mark Marku: Te gjithe pa perjashtim, partite, Edhe mediat po bëjnë avokatin e mafias, Po bejme avokatin e mafias, po na shkaterron ekonomine, rendin, edhe mediat

Artan Hoxha: Ne kerkojme te hetohet trafiku i gjithe kokaines, ti thua Dako. Problemi është Edi Rama, mor vlla

emis-3-770x433

Mark Marku: Ti e mbron mo, ti po e mbron…

Artan Hoxha: A une po e mbron, une te them luhen me qindra miliona euro, ti thua Dako me 50 euro

Mark Marku: Ti thua luhet një kartel, karteli është problem politik, a e degjon veten ti, karteli eshte problem politik

Artan Hoxha: O Mark, po e trajtoj si problem te thelle politike. Ti thua mora vesh për 50 euro unë them kartel. O Mark

Mark Marku: Me kë po flet, po beni avokatin, ke dy vjet, tre vjet qe u ben sherbimin e tyre

Artan Hoxha: Unë denoncoj mafje me qindra milionë euro, cili eshte fakti yt, cili?

Mark Marku: Me ke do flet ti?

Artan Hoxha: Une po mbroj mafia, ti po e lufton me 50 euro, tani e ke mendimin tend ti kete, apo partie?

Mark Marku: Po me ke flet ti, po coi ne prokurori mo

***

Artan Hoxha: Tani vjen dhe na tregon përralla. Vjen këtu për të na sulmuar ne. Letra Mark, prova Mark! Je dekan i gazetarisë, se është turp.

Artan Hoxha: Në cilin rast Mark, kam 20 vjet ne terren, po mbrokemi mafien ne.

Mark Marku: Si dekan i gazetarise e si pedagog, ka nje parim etik qe duhet ta dine, Gazetari i kronikës jo domosdoshmërisht duhet të punojë për shërbimet sekrete

Artan Hoxha: Une nuk jam gazetar terreni mo, e dallon ti. Nxirre mo nxirre provën, te Dosja babale Mark, permendi, jepi, tregoje proven, eshte turp, e ka bere Berisha ne 98 e ka bere kete akuze

Mark Marku: Meqe mu drejtove si pedagog

Artan Hoxha: Nxirre pra proven, se do mesosh gazetaret

Bolino: Ju mesoni gazetaret, me propaganda nuk behet gazetaria, nxirrni fakte, nuk mund te bini ne kete nivel

Mark Marku: Ju na fyeni inteloigjencen. Mos bini ne nivelin e…

Bolino: Ti po e ul nivelin tani, nuk behet me propagande gazetaria

Artan Hoxha: Behesh deputet, politikan dhe kthehesh ben gazetarin e pavarur, mua nuk me dergon njeri, une kam dhene shembull, ty me duket se te kane derguar, se je ne te njejten linje

Mark Marku: Po rri se di shume

Artan Hoxha: Nxirri mo, ca di shume, nxirri njehere pash Zotin, si ka mundesi mos burre vetem duke provokuar

Mark Marku: Thame rastin politik te Austrise, qe zvkancelari dha doreheqjen,

Fevziu: Po si tha Bolino, qe aty ishte kapur direkt…

Mark Marku: Ai ka burime qevrine, une nuk kam ato burime

Bolino: Me fal, jane mediat nderkombetare

 


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera