» Tonelata vaj palme dhe qumësht pluhur gjenden në fabrikën e qumështit në Divjakë

Tonelata vaj palme dhe qumësht pluhur gjenden në fabrikën e qumështit në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, (AKU) për shkeljet e konstatuara me qumështin pluhur dhe vajin e palmës, ka gjobitur me 500,000 lek fabrikën e qumështit në Divjakë. 

AKU bën të ditur se, me synim mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorit nga praktikat falsifikuese ose mashtruese të keq deklarimit apo mos deklarimit të përdorimit të yndyrave bimore në produktet me bazë qumështi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po monitoron zbatimin e ligjishmërisë në filieren e qumështit, duke kontrolluar subjektet me aktivitetet “importimin, prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe të nënprodukteve të tij”.

Gjate kontrollit te ushtruar në subjektin REND&BLEND&CO (Çermë, Bashkia Divjakë), pas verifikimit të dokumentacionit të sistemit të gjurmueshmërisë, rezultoi se pavarësisht se ka blerë 3,175 kg qumësht pluhur.  

Me produktin e prodhuar sipas kartave teknologjike ky subjekt justifikon vetëm përdorimin e sasisë prej 233 kg, ka gjendje lëndë të parë në magazinë 600 kg ndërsa pjesa tjetër prej 2,342 kg nuk arrin të justifikohet nga subjekti si e përdorur.

Kontrolli dhe Verifikimi 

Gjatë kontrollit të faturave tatimore u konstatua blerje e produktit vaj palme për periudhën Shkurt-Prill 2019 në sasinë prej 31,250 kg.

Nga verifikimi i dokumentacionit të sistemit të gjurmueshmërisë, subjekti justifikon vetëm përdorimin e sasisë prej 6,660 kg, ka gjendje lëndë të parë në magazinë 3,500 kg dhe nuk justifikon përdorimin e pjesës tjetër prej 21,090 kg vaj palme.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nënvizon se sasitë e pajustifikuara  të qumështit pluhur dhe vajit të palmës të konstatuara në këtë subjekt janë problem ushqimor dhe fiskal.

Rrjedhimisht, gjetjet e inspektimit mbi sasitë e pajustifikuara të lëndës së parë prej 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme ju referuan autoriteteve tatimore për vlerësime  të mëtejshme.

Masat Administrative 

Ndaj subjektit, AKU mori masat administrative gjobë në vlerën totale 500,000 lek, e justifikuar për mungesën e gjurmueshmërisë u vendos masa administrative gjobë 200,000 lek.

Për mosdeklarim në kartat teknologjike të shtesave në produktet e prodhuara, masa gjobë 200,000 lek dhe për mos deklarim në etiketë u vendos masa administrative gjobë 100,000 lek.

Edhe nga inspektimi paraardhës me datë 15.11.2018, subjekti “Rend & Blend” sh.p.k ka rezultuar me shkelje dhe i janë dhe masat administrative “Gjobe” në vlerën 600,000 Lek (kushte higjeno-sanitare, mungesë gjurmueshmërie, moszbatim HACCP, mangësi në etiketim dhe moszbatim detyrash të lëna nga inspektimet e mëparshme).

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon kontrollet për të siguruar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e jetës e shëndetit të konsumatorëve./Burimi: ATSH


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera