» Përvjetori i parë për Meghan dhe Harryn/ Publikohen pamje të reja nga dasma madhështore

Përvjetori i parë për Meghan dhe Harryn/ Publikohen pamje të reja nga dasma madhështore

Dasma madhështore e Meghan Markle dhe Princ Harryt ishte një nga ngjarjet më të bujshme e 19 maj-it të vitit të kaluar. Sot një vit më pas ata janë prindër të një djali të cilin e quajtën Archie Harrison.

Me rastin e përvjetorit të parë çifti kanë ndarë me të gjithë ndjekësit e tyre pamje të reja nga dasma.

Videoja u publikua edhe në Instagram-in zyrtar të Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, bashkë me një shpjegim për këngën e zgjedhur nga vetë çifti për ceremoninë.

“Gëzuar 1-vjetorin e martesës Lartmadhërive të Tyre, Duka dhe Dukesha e Sussex-it!”

“Kënga e përzgjedhur, “This Little Light of Mine”, u përzgjodh nga vetë çifti për ceremoninë e betimeve. Urojmë që ta shijoni rijetimin e këtij momenti, duke parë disa foto nga prapaskenat e kësaj dite të veçantë.”

 


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera