» Përplasja mes ish-presidentëve/ Analisti shpërthen ndaj Topit: Turp është kur je 60-vjeç dhe flirton me gazetaren

Përplasja mes ish-presidentëve/ Analisti shpërthen ndaj Topit: Turp është kur je 60-vjeç dhe flirton me gazetaren

Botimi i librit Nocturn nga ana e ish-presidenti Bamir Topi ka nxjerrë në skenë një sërë përplasjesh mes politikanëve. Së fundi në rrjet është bërë virale përplasja mes Topit dhe ish-presidentit që e zëvendësoi Bujar Nishani.

Topi thotë në librin e tij se ai e ka futur Nishanin në PD dhe më parë ky i fundit punonte në një karburant.Po nuk mungoi as përgjigja e Nishanit, i cili e akuzoi Topin se ju ka vjedhur tokat të afërmve, dhe se e kishte lënë institucionin e presidencës në një gjendje të mjerueshme.

Këtë përplasje në distancë mes të dyve e ka komentuar dhe analisti Dritan Hila, i cili ka shpërthyer në një sërë akuzash në drejtim të ish-Presidentit Bamir Topi.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Hila shkruan se ‘’e turpshme nuk është se çfarë pune ka bërë Nishani vite më parë, por turp është kur je baba ii dy vajzave, je 60 vjeç dhe flirton me gazetaren që të bën intervistën duke reklamuar syzet.’’

Komenti i Dritan Hilës

Per Bamir Topin dhe Bujar Nishanin

Lexova nje pjese nga libri kujtimeve ku Bamir Topi rrefen sesi ka gjetur Bujar Nishanin duke punuar ne nje pike karburanti dhe e ka futur ne politike.

Personalisht dyshoj fort qe Bamiri e ka futur ne politike Nishanin por edhe ne qofte e vertete nuk ka asgje te keqe. Dikush behet sebep te nisesh nje profesion ne udhetimin e jetes. Sepse edhe Bamirin e ka futur dikush (Berisha, e ka futur) por jo si me te mencurin e Tiranes. Thjesht u ndodh ne vendin e duhur ne kohen e duhur.

Se pari nje burre nuk eshte turp te punoje per te mbajtur familjen. Turp eshte kur shet vendet e gjykatesve ose ju vjedh pronat kusherinjve.

Se dyti, Nishani vjen nga nje familje e fisme gjirokastrite. Ka qene pedagog. Ka punuar ne Ministrine e Mbrojtjes ne sektorin e marredhenieve me jashte derisa socialistet qe erdhen ne 1997-en e nxoren ne lirim. Dallget e jetes te perplasin lart e poshte por e rendesishme eshte te ruash dinjitetin, dhe dinjitetin nuk ta ul asnjelloj pune e ndershme.

Se treti kam degjuar qe here i thone qe ka punuar kamerier dhe tani punonjes ne pike karburanti. Besoj se turp eshte te shpifesh.

E quan Nishanin medioker. Une do quaja medioker madje banal nje si Bamiri qe duke qene baba i dy vajzave dhe 60 vjeç burre, flirtonte me gazetaren qe e merrte ne interviste duke reklamuar syzet.

Se katerti: Bamir, nderro modelin e favoriteve se edhe vete Zdravkoja ka 30 vjet qe e ka ndryshuar modelin e tyre dhe Jugosllavia eshte shperbere.

Dhe e fundit: perfundimisht politikanet shqiptare jane te gjithe mitomane dhe eshte shpenzim i kote parash te blesh librat e tyre me kujtime (meqe ra fjala, une e lexova ne internet)

 


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera