» Rama flet për vetvrasjen! Të gjithë prisnin të vriste veten njeri, kur befas vrau veten tjetri dhe…

Rama flet për vetvrasjen! Të gjithë prisnin të vriste veten njeri, kur befas vrau veten tjetri dhe…

Në emisionin Opinion të Fevziut, kryeministri Rama ankohej vazhdimisht për mungesë kohe dhe për ndërprerje të vazhdueshme. Mirëpo në rrëfimin e tij të gjatë për shikuesit e shumtë, që prisnin ndonjë sinjal ndryshe, ai, gjeti kohë të fliste për vetvrasjen. Jo të vetën, sigurisht, por të një komshiu.
“Vite më parë në pallatin tim, në kohë dreke, një burrë bërtiste dhe uluriste me të madhe, duke kërcënuar se do të vriste veten dhe gjithë pallati dilte poshtë që ta priste, se ai, mund të hidhej nga kati i katërt. Kur të gjithë dilnin poshtë, ai futej brenda dhe nuk e vriste veten…” tregoi qyfyre kryeministri pa e ndërprerë askush.
“Mirë befas nga pallati ku unë banoja, vrau veten një tjetër! Dhe njerëzit pyetën njeritjetrin: Po ky ishte mirë çpati?”
Kjo ishte mënyra dhe fjalët që kryeministri shpegoi bollshëm dhe pa u ndërprerë, qëndrimin dhe veprimin e sotëm të Opozitës. Por askush nuk qeshi./360grade.al


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera