» Dalja e Gjuzit që zbeh Ramën e super votuar! Pse dole kaq vonë në skenë o Kujtim Gjuzi?!

Dalja e Gjuzit që zbeh Ramën e super votuar! Pse dole kaq vonë në skenë o Kujtim Gjuzi?!

Është koha për të qenë të sinqertë. Nga pikëpamja e formës, e kësaj forme të bekuar që solli kaq të mira për kryeministrin tonë, Kujtim Gjuzi është një konkurent i fortë i Ramës. Nga mënyra se i e mbërthen dhe nuk e mbërthen xhaketën. Nga shija e veçante e Gjuzit për të veshur xhaketa të zeza, me thyerje të kuqe dhe me pantallona pas trupit, njësoj si kryeministri. I cili e tejkalon te qillotat e zeza, të fryra lart dhe të ngushta poshtë. Gjuzi është konservator dhe i djathtë, po vetë kryeministri a nuk është oligarkofil? “E ku qëndron problemi këtu?” do thoshte një ish vartësja e tij. Por Kujtim Gjuzi ka rrugë të gjatë për të bërë në Parlamentin shqiptar, gjynah që doli kaq vonë në skenën politike, se përmes tij do të mund të kuptohej më mirë dhe më shpejtë, edhe kryeministri që kemi dhe shpura që e pason, për formën e tij të guximshme në veshje dhe zhveshje.
Por tani që në skenë është Kujtim Gjuzi, vetë Rama duket i vjetëruar, një kopjac tirons i Gjuzit dhe asgjë më tepër. Tmerr!
Pse kaq vonë dole në skenë o Kujtim Gjuzi?!/360grade.al


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera