Videoreditoriali i Zhejit/E Mira absolute nuk egziston, luftoni për të Keqen më të vogël... jo për Bashën, që ti zerë vendin Ramës... - 360 Grade

Videoreditoriali i Zhejit/E Mira absolute nuk egziston, luftoni për të Keqen më të vogël… jo për Bashën, që ti zerë vendin Ramës…

Nga Artur ZHEJI

Shpesh nëpër studio Tv apo nëpër portale, më shkruajnë apo më dërgojnë mesazhe shumë njerëz, që besojnë dhe nuk besojnë në fjalën time. Shumë shqiptarë, bëjnë sot pyetjen, a është më i mirë Lulëzim Basha se sa Edi Rama? Shumë të tjerë shtojnë, po mirë ja iku Rama, po kush do të vijë pas tij, çfarë do të bëjë ai për ne?
Apo Gënjeshtra e radhës dhe vijueshmëria e premtimëve pa thelb në brendësi?
Një luftë për pushtet e veshur me petka të tjera, të modës së vjetër apo të modës së re?
Të gjitha këto janë pyetje 1001 herë të ligjshme dhe po kaq herë ndoshta pa një përgjigje bindëse.
Askush nuk e ka një përgjigje bindëse, për këto pyetje, kush ju thotë ndryshe, vetëm ju gënjen, me ose pa dashje.
Dhe e dini Përse?
Sepse e “Mira” nuk egziston në politikë, dhe sepse kushdo qoftë herët a vonë do të binte në mëkate, të vogla ose të mëdha, kjo duhet të dihet dhe të vlerësohet.
Porse në këtë rast, largimi i Ramës, është një kërkesë që ai e përsërit vetë shumë herë, por ju nuk e kuptoni sepse flet me fjalë të përmbysura, na thotë “unë nuk iki!” që ju të protestoni edhe më fort, derisa ta largoni. Edhe me dëshirën e tij.
Nuk është dhe aq i keq, Rama, por është e keqe, e Keqja që e ka kapur dhe nuk do ta lëshojë. E di që duket e vështirë kjo për tu kuptuar, por kështu është.
Duhet forcuar Kuvendi dhe protesta e përhershme popullore derisa Shqipëria të fitojë stabilitet.
Shumë mire që keni dyshime, shumë Vepra të Mëdha, janë bërë e shkruar, falë Dyshimeve të Mëdha!
Porse radhën e ka, e Keqja më e madhe, ajo duhet të largohet nga ky vend dhe të mos rrijë në krye të saj. Duhet të largohen banditët nga Kuvendi dhe politika, duhet të largohen rrugaçët nga kryesimi i bashkive dhe i reparteve të ndryshme të Shtetit.
Dhe kjo nuk kryhet me nje Kryeministër të fortë, por me një Parlament të fortë, një sistem Gjygjësor sa më të drejtë dhe nën kërcënimin e Protestave të përhershme!
Mos harroni asnjëherë se e Mira, e Drejta absolute dhe se Baraspeshimi i përsosur, nuk egziston, kush ua premton këtë ju gënjen! Dhe ju gënjen hapur fare!
Na duhet pra, ta shpëtojmë këtë kryeministër nga vetvetja dhe nga ata që e kanë kapur, duke i premtuar, se kjo është rruga për të mbijetuar në Pushtet.
Natyra Njerëzore është e mbrapshtë, sicilit nga ne mund ti gënjejë mendja se është më i miri, më i dituri dhe më i sakti se të tjerët…
Se “Ai” është edhe Rruga, edhe Dielli, edhe Zgjidhja!
Por e vërteta qëndron te Dyshimi Juaj! Dhe te trimëria për të Protestuar në emër të dyshimit tuaj të arsyeshëm!
Kush ju thotë ndryshe ju gënjen me qëllim!
Për fat të keq të tij apo të tyre, ka mjaft që e mendojnë ndryshe, mendojnë se po ja hedhin, se po hakmerren dhe se po ja fusin!
Kjo dhe është Përplasja! Nga e cila s’duhet të kemi frikë dhe s’duhet të rrimë mënjanë! Duhet të luftojmë që të na drejtojë e Keqja më e vogël, sepse e Mira absolute, nuk egziston dhe kush ju thotë ndryshe, vetëm ju gënjen!

 


360grade.al


Ujqërit na morrën edhe Luljeta Bozon, thua?…

Të tjera