» Fantastike/ Ja ushqimet që ju ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak

Fantastike/ Ja ushqimet që ju ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak

Kolesteroli i keq rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare ku përfshihen sëmundjet e zemrës dhe ataku në zemër.

Kolesteroli ndahet në tre kategori: lipoproteinë e një dendësie të ulët,  tepër të ulët dhe tepër të lartë.

Lipoproteina e një dendësie të lartë është shumë e mirë për shëndetin.

Dy të tjerat janë të dëmshme.

Sipas ekspertëve, niveli i shëndetshëm i kolesterolit është si më poshtë:

Kolesteroli i plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl (miligramë për një decilitër gjaku)

Kolesteroli LDU duhet të jetë më pak se 100 mg/dl

Kolesteroli LDL duhet të jetë 40 mg/dl  ose pak më i lartë.

Niveli i triglicerideve duhet të jetë më i ulët se 150 mg/dl.

Sipas AgroWeb.org, ndryshimet në ushqyerje dhe stilin e jetesës janë të nevojshme për uljen e kolesterolit.

Tërshëra

Tërshëra përmban sasi të larta të fibrës së tretshme e cila ndihmon në uljen e nivelit të lipoproteinës së dendësisë së ulët.

Fibra pakëson përthithjen e kolesterolit në gjak, ndërkohë që fibra ju mban të ngopur për shumë gjatë.

Tërshëra gjithashtu ul rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Bajamet

Bajamet përmbajnë shumë yndyrna mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura.

Ato gjithashtu janë të pasura me fibër.

Bajamet rrisin nivelet e kolesterolit të mirë dhe ulin nivelet e atij të keq.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një grushti me bajame çdo ditë por jo më shumë.

Lëngu I Portokallit

Prania e vitaminës C tek lëngu i freskët i portokallit me gjithë tul ndihmon në uljen e kolesterolit.

Lëngu i portokallit përmirëson edhe profilin e lipideve në gjak.

Salmoni

Peshku salmon është i pasur me acide yndyrore omega-3 që e mbrojnë shëndetin nga kolesteroli i lartë dhe rreziku i sëmundjeve të zemrës.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një-dy racioneve me salmon çdo javë.

Vaji I Ullirit

Yndyrnat mono-të-pangopura tek vaji i ullirit ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe pengojnë atakun në zemër.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e dy lugëve gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër por tregoni kujdes sepse ky vaj përmban shumë kalori.

Avokadot

Avokadot përmbajnë yndyrna mono-të-pangopura që janë shumë të shëndetshme.

Ato ulin nivelin e kolesterolit të keq por edhe e ushqejnë organizmin me proteinë, fibër, vitamina e minerale.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ekspertët rekomandojnë ngrënien e një avokadoje në ditë.

Hudhra

Hudhra ul kolesterolin, tensionin e gjakut dhe e mbron zemrën.

Për shumë njerëz ajo është një alternativë e shkëlqyer ndaj medikamenteve

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e dy deri në tre thelbinjve hudhër me stomak bosh çdo ditë.

Çokollata E Zezë

Kjo ëmbëlsirë mundet të ulë me efikasitet nivelin e kolesterolit të keq.

Ajo përmban shumë antioksidantë dhe flavonoidë që pengojnë bllokimin e enëve të gjakut.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një deri në dy copëzave të çokollatës së zezë me të paktën 60 përqind përmbajtje kakaoje në ditë.

Këshilla Të Tjera Për Uljen E Kolesterolit

Ekspertët rekomandojnë aktivitetin fizik, lënien e duhanit, shmangien e alkolit dhe konsumin e pakët të yndyrnave të ngopura.

Për më tepër, ata rekomandojnë shmangien e ushqimeve me yndyrë, karbohidrate dhe sheqerna të përpunuara.

Mishi i kuq, produktet e bulmetit me yndyrë, dhe ushqimet e përpunuara duhen shmangur gjithashtu


360grade.al


Tre të vërtetat e Kujtim Gjuzit, Rama, Berisha dhe Meta….

Të tjera