» Stjuardesat rrëfejnë çfarë ndodh në bordet e avionëve të luksit. Nga personat vip, deri tek kërkesat për supë ”peshkaqeni”

Stjuardesat rrëfejnë çfarë ndodh në bordet e avionëve të luksit. Nga personat vip, deri tek kërkesat për supë ”peshkaqeni”

Udhëtimi me avion privat është një lloj privilegji që deri më sot kanë arritur ta shijojnë vetëm personat që i përkasin familjeve mbretërore, të famshmit, oligarkët dhe sipërmarrësit.

Gjithsesi ajo që e shndërron këtë shërbim në luksoz veç të tjerash është edhe prezenca e shoqërueseve të fluturimit, këto të fundit mund të punojnë edhe me orë të zgjatura në mënyrë që t’i sigurojnë klientit rehatinë maksimale.

Do të duhet të bëjnë kokteile, pastrues, asistent personal, madje edhe mbajtës qensh.

Vajzat që shërbejnë në këto mjete luksi duhet tu shërbejnë udhëtarëve për çdo nevojë, kjo bën që aftësitë e kërkuara prej tyre të shkojnë përtej aftësive, që duhet të ketë një kamariere.

Kimberley Benton, e cila ka punuar rreth 9 vite në këtë fushë, shprehet se ka qenë pikërisht dashuria e saj për udhëtimet ajo që e ka bërë ta zgjidhte këtë profesion. Deri më tani ajo ka vizituar 130 vende në gjithë botën dhe ka vënë këmbën në 27 tipe të ndryshme avionësh biznesi. Sipas saj shërbimi në një avion të tillë më shumë se një ofrim shërbimi është krijim përvoje.

Ajo shprehet për CNN Travel:

Ata presin që ti të jesh personale. Ata presin që ti ta dish se çfarë duan, kur e duan dhe kjo mund të jetë diçka e shpejtë që e marrin në avion, psh një Nespresso, pushimin e këmbëve dhe gazetën Sunday Times.

Sa i përket prezencës së personave të famshëm nëpër këto mjete fluturimi ajo shprehet se ka parë dhe ka fluturuar me shumë prej tyre, duke filluar nga grupe të muzikës pop, bilionerë, antarë të familjeve mbretërore, etj. “Kam fluturuar me shumë njerëz që ju i shihni në TV dhe bëheni nervozë, por kur fluturoni me këta njerëz, ju e kuptoni se ata janë si gjithë të tjerët”.

Mary Kalymnou, një tjetër stjuardesë luksi ka shërbyer për 13 vite për klientë të klasit të parë.

Në bord ka pasur mysafire që sjellin bizhu të shtrenjta, apo më shumë se 20 çanta pazaresh, madje edhe armë. Në disa raste, tregon se ka pasur edhe arkivole të vdekurish në bord.

Ajo kujton:

”Tre herë në karrierën time kam pasur persona të vdekur në bord – arkivole të bërë nga ari dhe druri i shtrenjtë. Ishin tre personazhe të njohur që dukshëm po udhëtonin në luks për herë të fundit në jetën e tyre.”

Ndër eksperiencat në bord ajo tregon edhe për një rast ku një nga klientët i ka kërkuar supë peshkaqeni, teksa ishin në fluturim. Sigurisht që ka mbetur e habitur nga kërkesa, pasi kjo pjatë duhet të porositet 48 orë para se të shërbehet.

Ajo u shpreh se pavarësisht përpjekjeve për ti plotësuar dëshirën pasagjerit, në fund kur ju erdhi përpara supa ndërruan mendje dhe vendosën të hanin hamburgerë të blerë rrugës për në aeroport.

”Ky është një shembull tipik i jetës sonë të përditshme si shoqërues të fluturimeve VIP. Ne përpiqemi për mirë, edhe kur nuk është e nevojshme. Nuk ka një rrogë fikse. Ka secili një marrëveshje të vetën”, shprehet Kalymnou.

Sa i përket pagesave, këto të fundit variojnë nga stjuardesa në stjuardesë. Pagesat fillojnë nga 190 dollarë deri në 587 dollarë në ditë, sigurisht që e gjithë kjo varet nga përvoja si dhe nga negociatat që bëhen me operatorin.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera