» Gasperini arrin akordin me gjigantin italian, pritet vetëm zyrtarizimi

Gasperini arrin akordin me gjigantin italian, pritet vetëm zyrtarizimi

Ecuria pozitive e Atalantës ka një arkitekt dhe ai është Gian Piero Gasperini.

Nën urdhërat e 61 vjeçarit, bluzinjtë ndodhen në zonën Champions, ndërkohë që vetëm mbrëmjen e djeshme humbën në finalen e Kupës së Italisë, 2-0 ndaj Lazios.

Por kjo nuk e ka ndalur Romën që t’i ofrojë një kontratë trevjeçare, me vlerë 2.5 milionë euro plus bonuse. Madje sipas “Radio Radio”, Gasperini ka arritur akordin me verdhekuqtë, duke qënë i gatshëm për tu larguar nga Atalanta pas magjisë 3 vjeçare.

Firma e Gasperinit do të sjell në kryeqytetin italian edhe drejtorin sportiv, Gianluca Petrachi, i cili vjen nga Torino./oranews


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera